Partitë politike dështuan në arritjen e një kompromisi për reformën zgjedhore, ku këshilli politik nuk arriti të gjejë një dakordësi për Kodin e ri zgjedhor. E ndërsa PS dhe PD akuzojnë njëra-tjetrën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë sot kërkesën e paraqitur nga 12 përfaqësues të shoqërisë civile për të mbajtur një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar listat e hapura.

Janë pikërisht përfaqësuesit e shoqërisë civile që kryesohen nga Kristaq Kume dhe Brisida Gjikondi që kërkojnë ndryshimin e sistemit, e kjo duke i kërkuar popullit që të shprehet në mënyrë të drejtpërdrejt.

Kjo kërkesë u paraqit prej kohësh, por KQZ-ja e ka shtyrë për kryer një riformulim të pyetjes për të pasur në fletët e votimit. Gjithsesi fjala e fundit i mbetet KQZ-së, e cila mund të rrëzojë përfundimisht  nismën e paraqitur. Në rastin se referendumi do të miratohet, atëherë ai i bie të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare.

Socialistët dhe demokrtatët kanë dalë kundër ndryshimit të sistemit, ato janë shprehur se një vendim i tillë mund të merret në një kohë të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re