Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantoi Belinda Balluku -n si drejtuese politike.

Gjiknuri shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike. Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese Ulsiut në detyrën si drejtues politik i Qarkut Lezhë. Theksova gjithashtu se procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste do sjellë rienergjizimin e çdo strukture dhe do na japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025”, theksoi Gjiknuri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko