Subscribe

Mazhoranca socialiste rrezoi sot kërkesen e opozites për ngritjen e dy komisioneve hetimore; një për koncesionet në Shendetesi dhe nje per nderhyrjen ne sistemin TIMS.

 

Gjate mbledhjes se Konferences se kryetareve socialistet argumentuan se duhet nje ligj i ri per komisionet hetimore e deri ne miratimin e tij, nuk do ti hapet rruga hetimeve parlamentare.

 

 

GAZMENT BARDHI

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

“45 deputetë ju drejtuam Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor, sipas Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë. Pa asnjë surprizë, siç kanë vepruar për një 1 vit e gjysmë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim.”

 

Edhe pse kushtetuta ia garanton 35 deputeteve te opozites te ngrejne komisione hetimore; gjate vitit te fundit mazhoranca socialiste ka rrezuar 5 komisione te tilla te kerkuara nga opozita me argumentin se duhet nje ligj I ri  per kete fushe te veprimit parlamentar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re