Analisti Genc Burimi ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetajn, ku tha se ky i fundit nuk është dorëzuar lehtë nga PS, pasi sipas tij mazhorancës “i dridhet dora” kur bëhet fjalë për dorëzimin e njerëzve nga radhët e veta.

Burimi të ‘News24’  tha se dorëzimi i Ahmetajt te drejtësia ishte i pashmangshëm, ndërsa shtoi se SPAK mund të evitonte atë që e quajti “spektakël” në lidhje me këtë ngjarje.

Sakaq shtoi se nuk shmanget as mundësia që Ahmetaj të largohet dhe mos të kthehet më dhe se mund të nxjerrë justifikim shëndetësor për të shmangur përballjen me drejtësinë.

“Mazhorancës i dridhet dora kur bëhet fjala për dorëzimin e njerëzve të vetë. As Tahirin nuk e dorëzuan lehtë, por u arrit se kjo mazhorancë e dinte se nuk ka shpëtim. Dorëzimi te drejtësia nuk mund të shmangej. Mund të ndodhë edhe që Ahmetaj të mos arrestohet kurrë. Nuk do ishte rasti i parë, në botë ka ndodhur ku shumë zyrtarë janë larguar dhe nuk janë kthyer më. Ahmetaj besoj se do nxjerrë një justifikim shëndetësor. Do thotë se ndodhet diku ku mund të marrë kurimin, etj. SPAK mund ta evitonte gjithë spektaklin”, u shpreh ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re