Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat është shprehur se PD nuk do të marri pjesë nesër në seancën plenare ku pritet të votohet Amnistia Penale.

Basha vuri kusht duke kërkuar që të pranohet amendamenti i PD për protestuesit, në mënyrë që të votojë amnistinë.

Kujtojmë që qeverisë i duhen 84 vota për të kaluar ligji, teksa vetë ka 74 vota, ndërkohë që PD e Bashë ka 11.

“Ndaj sot dua ta bëj të qartë që PD jo vetm që nuk do jetë pjesë e kësaj manovre, por do të bëjë gjithçka për të faktuar se kërcënimi kryesor i luftës kundër pandëshkueshmërisë është Edi Rama.

PD inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët të vazhdojnë punën e tyre. Një drejtësi e reformuar ka për detyrë për të hetuar dhe dënuar zyrtarë të përfshirë .

PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim që është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar.

Është përgjegjësia jonë që mos të bëheni pjesë e këtij akti kriminal.  Nëse ka një tërheqje nga ky pranim i mundshëm dhe skandaloz, PD do të rishikojë vendimin e saj.” tha Basha.

Basha theksoi se kushti i tij është përfshirja e amendamentit për protestuesit.

“Ka një faktor politik që është PD, që do të vazhdojë t’i jap mbështetje të plotë SPAK-ut dhe GJKKO. Kushti ynë është pranimi i amendamentit tonë për protestuesit. Ka të bëjë me njerëz që janë ngritur për pronat dhe familjet e tyre. Do të ishin ddër të parët që përfitojnë nga amnistia penale. Kanë mbetur shpesh herë viktima të korrupsionit, jemi në kushtet e papranueshmërisë së plotë të këtij kushti korruptiv dhe kriminal”, shtoi Basha.

Kushti është pranimi i amendamentit tonë për protestuesit. Ka të bëjë me njerëz që janë ngritur për pronat e tyre, për shtëpitë e tyre, për bindjet politike. Është kusht i patejkalueshëm” shtoi ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re