Organizata rinore Guxo ka kallëzuar penalisht në SPAK, Partinë Socialiste, në lidhje me skandalin e patronazhistëve dhe përdorimin e të dhënave të qytetarëve në funksion të fushatës së PS-së. pas depozitimit të padisë në SPAK, Arlind Ahmetaj, përfaqësuesi ligjor i qendrës deklaroi se janë 162 të rinj që kanë ngritur padi dhe ata kërkojnë dëmshpërblim dhe dënimin e personave përgjegjës.

“Ne kërkojmë dënimin e personave përgjegjës, fshirja e të dhënave nga serverat privatë ose publikë dhe dëmshpërblimin e 162 paditësve. Ky është akti i parë ligjor. Kërkesa është e detajuar.
SPAK ka përgjegjësi për të marrë dhe për të hetuar të gjitha rastet e shkeljeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, tha Arlind Ahmetaj, avokat i qendrës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re