Skip to content

PS shpall fitoren në Vorë, Veliaj: Askush nuk është i humbur, nga nesër do t’i shërbejmë të gjithë qytetarëve





Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat shpalli fitoren në Vorë, ku tha se kandidati socialist, Blerim Shera ka fituar mbi 75% të votave.

Veliaj në fjalën e tij tha se nga nesër Partia Socialiste dhe kandidati i saj do ti shërbejë të gjithë qytetarëve, edhe atyre të djathtë.

“Me një fitore 75% në Vorë, mbajeni mend. Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, që ishte kthyer për ta në një bastion ku varej xhaketa. Vora na dha një mesazh 75% që duan të ecin përpara.

Nga nesër  do ti shërbejmë 100% Vorës. Nga zgjedhjet e Vorës askush nuk është i humbur”, tha Veliaj.

Veliaj thekson se PS fitoi me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të saj.

“Fitorja e parë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj. Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”, thote Veliaj.

“”