Socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë, pasi opozita bllokoi Kuvendit. Kryetari i Grupit ka infomuar deputetët e PS-së se seanca e radhës do të zhvillohet më 30 tetor.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve.

Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, shkruhet në mesazhin drejtuar deputetëve të PS.

Ndërkohë deputetët e opozitës vazhdojnë të jenë të ngujuar brenda sallës së Parlamentit.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë të zhvillohen seanca parlamentare normale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re