Skip to content

PS shumicë edhe në Sarandë/ Përfundon numërimi për Këshillat Bashkiakë, socialistet marrin 12 mandate. Si ndahen partitë e tjera

Në Sarandë ka përfunduar edhe numërimi për këshillat bashkiak, ku shumicën e votave e ka marrë Partia Socialiste. Nga numërimi i 52 kutive të votimit PS ka grumbulluar 4460 vota, ose 30 %, e përkthyer në mandate këshilltarësh 12.

Më pas renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 1527 vota ose 10.3%, e përkthyer në mandate këshilltarësh 4.

Në vendin e tre renditet Partia Demokratike, me 3 këshilltare. Kjo forcë politike ka mbledhur 1038 vota ose 7%.