Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Stefa në një intervistë për Panorama Tv tha se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë është bullizuese dhe se PS po bën fushatë tallavaje.

Sefa tha se vetë opozita duhet të jetë anti-kodi për qeverinë dhe t’i tregojë qytetarëve dështimet e qeverisë dhe jo të humbasë fokusin në tallavanë e Ramës.

Sakaq theksoi se PD ka reflektuar dhe se në zgjedhjet e 14 majt po vjen me ide konkrete për qytetarët dhe është e hapur për të gjithë.

Pjesë nga intervista:

“Duhet të bëjmë ndarjen nga e kaluara dhe ti themi qytetarëve që ne reflektojmë”.

Gjuha e Ramës në fushatë, a ju duket bullizuese dhe seksiste?

Është taktikë e përdorur prej vitesh, por ne nuk duhet të vëmë në lojën e tij. Duhet të dalim me një fushatë idesh dhe mos ti shkojmë pas lojës, ne kemi program dhe ide. Mënyra e folur me qytetarët në mënyrë të qartë, PS bën fushatë tallavaje pasi nuk ka ide dhe arritje në qeverisje. Alternativa e opozitës duhet të jetë e kundër, të jemi antikodi. Do dalim në mënyrë serioze dhe të pranojmë gabimet.

Rama ka kërcënuar se bashkitë që do fitojnë opozitarët nuk do e kenë mbështetjen e qeverisë, si e komentoni?

Është e paligjshme, kush është kryeministri që të bëjë diferencime. Ka detyrime, nuk mund ta bëjë dhe pse arroganca e tij ka arritur kulmin, ai e bën Shkodrës nuk i ka dhënë asnjë lek. Kriza e opozitës e lehtëson. Kryeministri ligjërish nuk mund ta bëjë, por shkeljet e vazhdueshme kërkojnë një unitet të opozitës në parlament dhe të marrin masa konkrete ligjore. Njerëzit merren me tallava, por opozita duhet të veprojë. Publiciteti që i bëhet deklaratave bën që të tërheq opozitën, duhen injoruar. Këto veprime e humbasin fokusin, po kthehemi në shoqëri skupesh dhe ndikohet nga tallavaja, opozita duhet të japë alternativë konkrete.

Fotografia e Belind Këlliçit?

Politikën tallava e ka shpikur kryeministri, nëse kërkon të mundësh atë me armët e veta nuk e realizon. Duhet të ketë alternativën e vetë, nëse pretendon se do e mundësh me tallavanë e tyre nuk besoj se ka rezultat. Opozita të jetë antikodi i qeverisë, ti vendosë në pak premtimet e pambajtura.

Pritshmëritë e PD në zgjedhje?

PD është në luftë, u zvarrit në mënyrë të vazhdueshme. Gjithë problematika në KQZ e me radhë, mendoj që jemi në situatë që detyra është ti tregojë se çfarë do jetë më pas. PD ka reflektuar dhe do jetë e hapur për të gjithë, shpresoj që qytetarët të reflektojnë. Vota e tyre ku na çon, PD kishte shpresë për të ardhur në pushtet. Qytetarët të arsyetojnë, nëse duan që të kenë një PD e cila nuk ka peshën e të kaluar dhe mendon në mënyrë të drejtë. Pa ndryshuar PD nuk ndryshohet Shqipëria, ne si anëtarë ti japim mundësi të gjithëve.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re