Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, ka reguar pas sulmeve nga Partia Socialiste lidhur me vendimin për të shpallur ditën e hënë rezultatet nga votimi dhe numërimi elektronik i votave në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorë.
Celibashi ka sqaruar se votimi dhe numërimi elektronik është një projekt pilot dhe si i tillë, i dakortësuar në mbledhjet me partitë politikë më herët, do të testohet se si funksionon pajisja, sa integritet siguron ajo për fshehtësinë e votës, e të tjera.
“Ne duam të testojmë se si funksionon pajisja, sa integritet siguron ajo për fshehtësinë e votës, e të tjera. Ne e dimë shumë mirë, që transmetimi bëhet menjëherë, nuk e kemi nevojë të testojmë këtë. Në këtë formë është dakortësuar për t’u realizuar”, tha ai në “Opinion”, ndërsa theksoi se rezultatin do ta bëjmë publik ditën e nesërme, rreth orës 8-9 të mëngjesit.
LEXO EDHE: Rezultati i numërimit elektronik u shty për të hënën, PS sulmon KQZ-në: Vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes! Socialistët të ruajnë qetësinë
Celibashi: Votimi dhe numërim elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorë, është një projekt pilot, i cili u realizua me konsensusin e të gjithë forcave politike, përfshirë këtu dhe PD si pale kryesore e opozitës.
Në të gjitha diskutimet që kemi patur në lidhje me mundësin e shtirjes më shumë të votimit elektronik në këtë zgjedhje, nuk e patëm dakortësinë nga PD për ta shtirë më shumë këtë, dhe dha dakortësinë për realizmin e këtë projekti pilot.
Sipas vlerësimit që u bë në momenti kur e morëm këtë vendim, PD kishte konsiderata që sistemi që ne aplikojmë për votim dhe numërim elektronik, nuk ofron besimin dhe garancitë për atë si subjekt. Gjithsesi ata thanë, që përtej kësaj, është rasti ta ri aplikojmë dhe njëherë në formë pilot.
Kur kemi bërë diskutimin mbi kohën e shpalljes së rezultatit të këtij votimi, është e qartë dhe ata e thonë, se në nuk jemi duke testuar nëse pajisja e transmeton menjëherë rezultatin, ne kemi dyshime dhe konsiderata jo pozitive nga pikëpamja teknike për procesin e numërimit. Ne duam të testojmë se si funksionon pajisja, sa integritet siguron ajo për fshehtësinë e votës, e të tjera.
Ne e dimë shumë mirë, q ë transmetimi bëhet menjëherë, nuk e kemi nevojë të testojmë këtë. Në këtë formë është dakortësuar për t’u realizuar. Rezultatin do ta bëjmë publik ditën e nesërme, rreth orës 8-9 të mëngjesit.
Ato janë dokumente të prodhuara nga pajiset e votimit dhe numërimit elektronik. Disa prej operatorëve që kanë menaxhuar pajisjet, kur kanë realizuar mbylljen kanë aplikuar dhe komandën e printimit të tyre. Në një mënyrë është zyrtar. Ai është rezultati i prodhuar nga pajisja, dhe ky do konfrontohet me ato që mban pajisja si të dhëna.