“Duhet të ruhemi nga era dehëse e fitores”. Ky ishte mesazhi i parë që përcolli kryeministri Edi Rama në daljen e parë për mediat pas fitores së jashtëzakonshme të partisë që përfaqëson më 14 Maj. Kreu i qeverisë tha se ndihet shumë i vogël përballë një fitoreje të tillë.

“Vendosa të bëjë këtë konferencë shtypi sepse në një rast kaq të veçantë si ky nuk mund të bëja një fjalim fitoreje për një miting fitoreje. Kjo është një fitore e madhe për t’i festuar dhe vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol.

Kam dhe besoj se kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe i keqtrajtuar nga robi një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë“, tha kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re