Është zbardhur shkresa e Kuvendit drejtuar Gardës, pas vendimit për t’u tërhequr nga përjashtimit të 23 deputetëve opozitarë.

Në shkresë, Gardës i komunikohet që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

Dokumenti është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ditën e sotme (30 tetor).

Vendimi u mor pas paralajmërimit të 23 deputetëve të përjashtuar se do të ishin në seancën e planifikuar në orën 17:00, ku ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar “një betejë pa kthim”.

“Një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem. Këtë ta kenë shumë të qartë!

Ne jemi në një betejë pa kthim. Shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin. Ua them unë. Ndaj dhe do vazhdojmë këtë betejë”, tha ish-kryeministri në një konferencë për mediat.

Seanca e fundit parlamentare, e zhvilluar më 19 tetor, u anulua pas deputetët e opozitës rrëzuar karriget e ministrave dhe bllokuan foltoren duke mos lejuar nisjen e seancës.

 

Lexoni edhe: Deputetët e opozitës paralajmëruan se do ishin në seancë, tërhiqet PS, anulon vendimin e përjashtimit

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re