Prej vitesh, maxhoranca kërkoi konsensusin e opozitës për të ndryshuar 2 ligje të Reformës në Drejtësi, nene të të cilave ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por përveç debateve në këshillin e legjislacionit e me pas Komisionin e Ligjeve, konsensusin nuk e mori kurrë.

Konkretisht, bëhet fjalë për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Tashmë me një opozitë të re, votat e së cilës i janë bashkuar disa herë, maxhoranca është e vendosur t’i kalojë këto ligje, këtë të enjte në seancë plenare, së bashku me rregulloren e Kuvendit.

Me deputetët e opozitës së re, PS po heton dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Të hënën, në orën 13 mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re