Partia Social Demokrat ka depozituar KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se kërkesa u depozitua në protokollin e KQZ pasditen e djeshme.

Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.

Kujtojmë se  PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë.
Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.

Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet./Tch

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re