Skip to content

Pse arabët i japin mijëra miliarda dollarë Donald Trump-it?

Në çështjen e Gazës, sigurisht që mbi arabët ka shumë pikëpytetje. Siç po shihet, ata kanë pamjaftueshëm ndikim te administrat amerikane për të diktuar një ndryshim qëndrimi në mbështetje ndaj Izraelit.

Plani mbi Gazën i promovuar së fundi nga Trump dhe pranuar nga Netanyahu, ishte sa fyerje aq dhe shpërfillje për udhëheqësinë arabe.

Dhe pyetja kryesore që ngrihet është: ku është efekti i miliardave që arabët i japin Trump-it?

Akademiku palestinez Dr. Azzam Tamimi dha një shpjegim:

“Arabët e Gjirit që i dhanë mijëra miliarda dollarë Donald Trump-it ndahen në dy lloje. Njëri lloj është plotësisht dakord me Trump-in dhe planin e tij, ata duan të shohin shkatërrimin e Hamasit, ata duan të shohin fundin e rezistencës (palestineze) dhe duan që terreni të përgatitet për vazhdimin e marrëveshjeve të tyre abrahamike (me Izraelin). Arabët e tjerë thjesht kanë frikë nga Trump dhe ndihmësit e tij rajonalë, ata jetojnë në iluzionin se paratë e tyre mund të ndryshojnë diçka kur bëhet fjalë për Trump-in. Nuk do të ndryshojnë asgjë. Trump-it nuk i intereson asnjë arab, asnjë musliman, sepse ai nuk zgjidhet nga arabët ose muslimanët. Baza e tij kryesore e votuesve janë sionistët e krishterë në Shtetet e Bashkuara ose e djathta ekstreme, sionizmi i krishterë i të cilëve është një trend shumë i fortë. Dhe për këtë arsye, Trump po përdor autoritetin e tij si udhëheqës i kombit më të fuqishëm në botë për t’i shantazhuar arabët dhe për të mos u dhënë asgjë në këmbim“. /tesheshi.com/