Muaji e kaluar, nisur nga një riorganizim i lidershipit, qeveria Australiane bllokoi produktet e Huawei, një kompani Kineze teknologjia e së cilës mundëson internet broadband për gjysmën e Australianëve dhe jo vetëm por edhe të rrjetit të ardhshëm 5G.

Ndalimi erdhi me pretekstin se qeveria ishte e shqetësuar për sigurinë kombëtare, ende provat që implikojnë Huawei mungojnë.

Një kompani Kineze dhe me zyra qendrore në vendin komunist me popullsinë më të madhe në botë, Huawei jo rrallë herë është venë në qendër të akuzave më shumë se çdo furnizues të kësaj industrie.

Në disa tregje, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kodi burimor i kompanisë rishikohet dhe analizohet nga ekspertë të pavarur sigurie.

Që nga themelimi kanë kaluar 31 vite dhe asnjë provë nuk ka lindur që të cenojë integritetin e kompanisë.

Vendimi i Kanberës ishte plotësisht politik.

Kostoja e një vendimi të tillë për Australianët do të reflektohet vetëm në dekadat e ardhshme. 5G-ja do të jetë në zemër të rrjeteve broadband të së ardhmes.

Duke mbajtur jashtë tregu një lider në 5G si Huawei, Australia ka kompromentuar infrastrukturën e saj 5G në një moment kur kërkesa sa ka filluar të rritet.

Mbase për këtë Amerikanët paguajnë më shumë se askush në botë për shërbimet celulare.

Në SHBA, 90% e infrastrukturës wireless mundësohet nga dy kompani: Ericsson dhe Nokia por cilësia e shërbimit e rëndit vendin në pozicionin e 61 në botë pas Kilit, Egjiptit dhe Perusë.

Natyrisht që përparësi ka siguria kombëtare dhe jo shpejtësia e shkarkimit megjithatë nëse siguria është objektivi kryesor, përjashtimi i kompanive të tilla mbi baza gjeografike është absurditet.

Sot industria e telekomunikacionit nuk njeh kufij. Kërcënimet mund të vinë ngado. Kode të programuara mund të implementohen në harduer dhe softuer në mënyrë që aktorë keqdashës të realizojnë qëllimet e tyre.

Ndërhyrje të tilla të paautorizuara mund të kompromentojnë produktin e çfarëdo kompanie në botë.

Meqë provat se Huawei është kompromentuar mungojnë, nga qeveria Kineze apo aktorë të tjerë, SHBA-të ka një famë të keqe për modifikimin e produkteve për të arritur qëllimet e tyre.

Nga 1940 deri në 1990-ën, Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) ka manipuluar sistemet e enkriptimit të një kompanie Zvicerane Crypto AG, duke siguruar akses të paautorizuar në trafikun e gjeneruar nga trupat diplomatike dhe ushtarake të mese 120 vendeve të botës.

Në fund të po kësaj dekade reduktoi nivelin e sigurisë për shfletuesit e zhvilluar për përdorim jashtë Shteteve të Bashkuara si Lotus Notes, Netscape dhe Internet Explorer.

Së fundi NSA interceptoi routerët Cisco dhe instaloi softuerë përgjimi përpara se të shiteshin te konsumatorët. Programi Bullrun i agjencisë implementon “backdoor” në softuerë dhe harduer të enkriptuar në mënyrë që NSA-ja ti thyejë lehtësisht kodin.

Qeveria Australiane nuk i beson Huawei, as Kinës e asnjë kompanie Kineze. Dhe kanë të drejtë sepse në një botë dixhitale askush nuk duhet besuar. Ndërsa negocionte traktatet e armëve me Bashkimin Sovjetik, ish presidenti Amerikan Ronald Regan thoshte se qasja më e mirë ishte “beso por verifiko.”

Sot një qeveri e zgjuar duhet të verifikojë përpara se të vendosë. Në vend që të përjashtojë kompani individuale, ata duhet të aplikojnë praktikat më të mira globale të parandalimit të skenarëve famëkeq të sigurisë kibernetike.

Një gjë e tillë mund të arrihet duke ftuar ekspertë sigurie të pavarur për të verifikuar kodin burimor dhe monitoruar zinxhirin furnizues nëse ka manipulim.

Çdo qasje tjetër krijon veçse iluzion dhe rrezik.

Ndalimi i qeverisë nuk bën asgjë për sigurinë, përkundrazi, është diskriminues dhe cenon tregtinë e lirë, principet e të cilës e bënë botën kjo që është sot.

Ndalimi gjithashtu bëhet pengesë për investimet të cilat nxisin rritje ekonomike. Vitin e kaluar Huawei shpenzoi 15 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim, më shumë se çdo kompani tjetër teknologjike Amerikane me përjashtim të Alphabet Google dhe Amazon.

Këtë vit ka shpenzuar 800 milionë dollarë në hulumtim të 5G-së. Ekonomia Australiane do të kishte qenë padyshim një prej fitimtarëve të mëdhenj.

Ende e ka shansin nëse merr hapat e duhur për të rritur sigurinë por jo përmes vendimeve të motivuara politikisht. Nëse qeveria Australiane është serioze dhe dëshiron që qëndrojë konkurruese në epokën dixhitale do ta anulonte ndalimin e Huawei.

Sakaq vendet e tjera do të shohin ku gaboi Australia dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re