Jarda Tata kishte një shok për të cilin i vinte keq sepse e humbiste stilolapsin shumë shpesh. Ai përdorte gjithnjë stilolapsa shumë të lirë që të mos shqetësohej për humbjen e tyre.

Jarda Tata një ditë ia shprehu mikut të tij se ishte i shqetësuar për zakonin e tij të pakujdesisë.

Një ditë, Jarda i sugjeroi mikut që të blinte stilolapsin më të kushtueshëm, që mund ta përballonte dhe të shihte se çfarë ndodhte. Ai e pranio këtë sugjerim dhe bleu një stilolaps ari 22 karatësh.

Pas gati gjashtë muajsh, Jarda u takua rastësisht me atë mik dhe e pyeti nëse ai vazhdonte të humbasë stilolapsin e tij.

Shoku buzëqeshi dhe tha se tani është shumë i kujdesshëm për stilolapsin e tij dhe i shprehu habinë sesi ai ishte bërë një njeri që nuk vazhdonte të ishte i pakujdesshëm për këtë.

Pastaj Jarda i shpjegoi atij se në fakt ai ishte po i njëjti person, dhe se ndryshimi i vetëm është vlera e stilolapsit. Nuk qëndronte gabimi te ai si person, nuk ishte ai i pakujdesshëm, por kishte të bënte me vlerën e asaj gjëje.

Mësimi:

Kjo është ajo që ndodh në jetën tonë. Ne jemi të kujdesshëm vetëm për gjërat që vlerësojmë më shumë. Kujdesi është një tipar bazë i njeriut, ne e dimë se kur duhet të jemi të kujdesshëm.

Pakujdesia ndaj diçkaje tregon vetëm se ne nuk e vlerësojmë atë gjë.

Nëse vlerësojmë shëndetin tonë, do të jemi të kujdesshëm për atë që hamë…

Nëse i vlerësojmë miqtë tanë, ne do t’i trajtojmë ata me respekt…

Nëse vlerësojmë paratë, do të jemi të kujdesshëm kur shpenzojmë…

Nëse e vlerësojmë kohën, nuk do ta bjerrim kotë atë…

Nëse e vlerësojmë marrëdhënien, nuk do ta prishim atë…

Çdo gjë që ka mbetur e pandryshueshme tek ty për një kohë të gjatë do të thotë se e ke vlerësuar dhe e ke trajtuar me kujdes, qofshin ato miqësitë, lidhjet, shëndeti, forma fizike trupore, pamja e jashtme, apo pasuri shpirtërore.

Çdogjë tjetër që e ke patur por tani nuk është më me ty ose pjesë e jotja, do të thotë se në një moment të caktuar je treguar e pakujdesshme ndaj saj apo ndaj tij, sepse vlerësimi për të ra.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re