Dr.Alket Koroshi

Dëmtimi akut i veshkave (AKI) është një gjendje e zakonshme tek pacientët me cirroza. Ndodh deri në 50% të pacientëve të shtruar në spital me cirrozë dhe në 58% të pacientëve të tillë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU). AKI është e lidhur me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë dhe një incidencë të shtuar të sëmundjes kronike e veshkave (SKK) pas transplantimit të mëlçisë. Progresi deri ne fazat e avancuara te AKI parashikon një prognozë edhe më të keqe.

Në përgjithësi, tre shkaqet kryesore të AKI janë hipoperfuzioni i veshkave (referuar gjithashtu si AKI prerenale), e cila në shumicën e rasteve është për shkak të hipovolemisë; pastaj dëmtim strukturor i veshkave; dhe lëndimi postrenal për shkak të obstruksionit urinar.

Një shkak i AKI për shkak të hipoperfuzionit renale në pacientët me cirrozë është sindromi hepatorenal (HRS), i cili është rezultat i vazokonstriksionit të veshkave. Hipoperfuzioni nga hipovolemia përbën afërsisht gjysmën e rasteve të AKI te pacientët me cirrozë, shkaqet e brendshme (p.sh., nekroza akute tubulare) janë përafërsisht 30% të rasteve, dhe HRS përbën afërsisht 15 deri në 20%, dhe me më pak se 1% e rasteve që i atribuohen obstruksionit postrenal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re