Zbuloni përfitimet mbresëlënëse shëndetësore të brokolit dhe mënyrat më të mira për ta gatuar atë për të ruajtur vlerat ushqyese të tij.

Brokoli është i dashur në të gjithë botën për shkak se gatuhet shpejt, por edhe për përfitimet mbresëlënëse shëndetësore.

Brokoli një nga perimet më ushqyese që mund të hani, pasi wshtw i pasur me fibra, antioksidantë, vitamina esenciale dhe minerale që mbrojnë nga sëmundjet.

Kjo perime konsiderohet një superfuqi ushqyese falë bollëkut të vetive të dobishme dhe dendësisë së lëndëve ushqyese. Është një burim i shkëlqyer i vitaminave C, K dhe A, si dhe mineraleve të rëndësishme si kaliumi, kalciumi dhe hekuri. Ai gjithashtu përmban shumë antioksidantë, siç janë vitaminat C dhe E, beta-karoten dhe flavonoide të ndryshme.

Konkretisht përmban:

Vitamina C: Antioksidant i fuqishëm që forcon sistemin imunitar dhe mbron qelizat.

Fibra: Ndihmon në shëndetin e zorrëve dhe rregullon funksionin e tyre.

Acidi folik (Vitamina B9): Mbështet formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe shëndetin e sistemit nervor.

Vitamina K: E rëndësishme për shëndetin e kockave dhe mpiksjen e gjakut.

Sulforafani (sulfuri i glukozinolatit): Komponim bioaktiv me veti të mundshme antikancerogjene.

Kalciumi dhe kaliumi: Esenciale për funksionimin e kockave dhe muskujve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko