Nga: Hoxhë Alban Gorishti

E nisim këtë  shkrim nga një premisë: Tregohet se një  komitet i Parlamentit të Anglisë, në debatet e veta, mendonte se llampa elektrike që kishte zbuluar Edisoni e pa të cilën ne sot as që mund ta imagjinojmë jetën  ishte në të vërtetë një send ekzotik me të cilin argëtoheshin amerikanët, ngaqë sipas anglezëve, amerikanët i kishin në qejf zbulimet sipërfaqësore që nuk kishin rëndësi edhe për pjesët e tjera të botës.”

Po ashtu edhe nga një premisë tjetër: Kur’ani vë në dukje mësimet dhe paralajmërimet e ofruara nga historia e kohërave të kaluara dhe përkujton përvojat e kombeve dhe popujve të kaluar për të theksuar porositë shpirtërore dhe etike që ato përfshinin.”

Sot në një grup teist/ateist, lexova nje pyetje që dikush kishte plasur që në pikë të mëngjesit i zellshëm realisht për të zëvendësuar ndonjë kompleks personal infeioriteti me ndonjë arritje të ditës për të vënë në siklet ndokënd që tenton  ti përgjigjej pyetjes së tij, ndërsa pyetja shkurt-gjatë ishte: Kush më argumenton dot se pse duhet të besoj në Zot? Nëse do i isha përgjigjur realisht pergjigjen do ta shoqëroja me një pyetje tjetër. Unë do ta pyesja se pse disa njerëzve u lind nevoja të besojnë djallin? Pse disa të tjerë shëmbellehen në veprimet e tyre me djallin nëse teorikisht ai është antipodi i Zotit dhe rrjedhimisht nëse nuk ekziston Zoti nuk duhet të ekzistojë as djalli? Ndaj pse duhet të vërtetohet ekzistenca e shejtanit dhe të mohohet ajo e Zotit?

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kështu duke menduar për gjithë këtë me doli para ky imazh i një këngëtari të njohur shqiptar, nuk e dëgjova tekstin e këngës (titulli i saj ishte – Pema e jetës) por pashë paraqitjen e tij të frikshme e cila imitonte dikë me të keq sesa shejtani, Dexhallin ose Antikrishtin. Shumë gjëra më shkuan në mendje për një moment të parë, e para e tyre ishte pyetja e mësipërme  ndaj agnostikut-ateist. Pastaj mendova, kur të vijë dexhalli edhe pse do të jetë i shëmtuar pak a shumë si më poshte, njerëzit do i besojnë mrekullive të tij, pra çuditërisht do veprojnë kundër trendit të sotëm, do i besojnë të brendshmes (“mrekullive”) me të cilat Zoti do ta bëjë sprovë për njerëzimin sesa pamjes së jashtme të neveritshme në dukje. Gjithsesi njerëzit e asaj kohe do të turullosen nga “uji” i tij edhe pse Muhamedi alejhi selam (es-sadikul mesduk) thotë se ai ka për të qenë zjarri i tij ndërsa zjarri i tij uji i tij. Edhe pse koncepte të veshtira për mendjen tonë, Muhamedi i dashuri i zemrave tona, na sinjalizon për diçka të cilën vetëm kur ta shikojmë do ta njohim. Titulli i këngës ishte po aq “inspiues” sa do jetë edhe vetë dexhalli i vërtetë, që çdo i lindur ka nevojë për një pemë jetë me të cilën të identifikohet,një trashëgimi që ti përkasi. Po vallë a ja njohim pemën e vërtetë të jetës-trashëgimisë sociologjike gjithkujt në epokën dixhitale?

Në substancë çfarë mundet të ndihmojë për të dalluar midis  koncepteve të dukshme në pamje (zjarri dhe uji) por shkatëruese për etikën-religjoze apo çoroditje të tjera që do të vijnë prej tij. Sinjalizimin për këtë e morra nga titulli i këngës së ketij këngëtari, Pema e jetës, kur të zbresi Dexhalli tek njerëzit ai do t’i flasi atyre por fillimisht  askush nuk ka për ta njohur atë, ai ka për të qenë një entitet pa nënë e baba, pa fis , pa nxënës dhe mësues, pasi Muhamedi na thotë se Zoti e ka krijuar atë si sprovë shumë shekuj më parë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndaj Pema e jetës është pema e gjenealogjisë në Islam, transmetimi i dijeve nga brezi në brez, mësuesi tek nxënësi, babai tek fëmija, hoxha tek xhemati, dhe gjithçka është e evidentuar që kur shkeli në këtë botë drita e profecise së atij pejgamberi të bekuar. Me poshtë për të kuptuar pemën e jetës po bashkangjis linkun dhe foton e aktivitetit dijesor – ekzistencial të të parëve tanë. Ne këtë pemë transmetimi i mexhhulit(-panjohurit مجهول) është i papranuar derisa të vërtetojë paraardhësit dhe mësuesit e tij. Ndaj kujdesni nga “pema e jetës” së atyre të panjohurve që dëshirojnë të imitojnë shejtanit, do të gjesh prej tyre agnostik dhe jobesimtar më të mëdhenj edhe sesa vet shejtani. Ndërsa në kohët moderne mexhhuli nuk është e thënë të jetë tërësisht i panjohur por shikoni nëse ju flet një i panjohur për te ndryshuar vlera morale te njohura për të kuptuar se keni rënë në “zjarrin” e tij dhe jeni larguar nga “pema e jetës “ ajo e vërteta.

Tani vijmë tek premisa jonë kush i tregoi Anglezëve se llampa nuk ishte thjesht një mjet argëtimi në dukje por jetësor ,u’a mësoi atyre dija- shkenca ,transmetimi i shkencëtarëve të njohur ,përvoja praktike ,dobia dhe padobia . Ngjashëm edhe Islami i përforcon këto koncepte me ligjet e veta të gjenealogjisë dijësore, brez pas brezi, me universale të pandryshuara tregon dukshëm për një Hyjni të vetme që nuk është i verbër dhe as i mangët por ligjet  morale-besimore që sjell janë universale të kahmotshme, pikërisht për këtë edhe siguria trashendente që ai përcjell tek njerëzit është burimi kësaj dije të trashëguar gjeneratë pas gjenerate dhe nuk është pëlqim i të keqes në kurriz të së mirës, apo dyshim për ekzistencën e të mirës për shkak të imitimit të të keqes. Ndaj pikërisht paralajmërimet Kuranore shërbejnë që të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos tregohemi inkoherent duke stigmatizuar çdo dexhall që turullos me tinguj të ëmbël  dhe mohuar apriorisht Zotin pasi i kemi përgatitur shejtanit vendin që i përkiste Zotit.

Mos  harroni Zoti juaj është i “qartë në shenjat dhe argumentet e tij” po ashtu është i qartë edhe misioni i burrave që ai dërgoi, dhe nga porositë më të mëdha të Muhamedit alejhi selam është edhe ruajtja nga shejtanët dhe gënjeshtarët (dexhall do të thotë gënjeshtar) që do të prodhojë makineria e kësaj bote e quajtur kohë.Ndërsa gënjeshtari më i madh i të gjitha kohërave do të jetë  i verbër me një sy.

http://muslimscholars.info/timeline.php?arabic=&extra=1&id=3&head=Teachers-Students%20of%20%27Umar%20ibn%20al-Khattab&cyear=11&cal=CE&type=4&size=650&cond=id%20in%20(1,2;54,18,563,4,5,6,9,8,39,16,27,28,49,29,106,17,53,19,400,13,41,189,391,212,145,485,274,4057,4052,2201,5066,2801,1048,4123,5309,1935,15659)&intWidth=100

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re