Pica është një çrregullim i sjelljes ushqimore që karakterizohet nga konsumimi i vazhdueshëm i substancave jo ushqimore, përfshirë dheun, gëlqeren dhe materiale të tjera jo të përshtatshme për trupin.

Ky fenomen prek individë nga të gjitha grup moshat, megjithëse është më i shpeshtë tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me çrregullime psikike apo neurologjike.

Shkaktarët e pica-s janë të ndryshëm dhe përfshijnë mungesën e mineraleve si hekuri dhe zinku në organizëm, si dhe faktorë psikologjikë, socialë dhe mjedisorë.

Një pjesë e pacientëve mund të kenë edhe probleme të shoqëruara, si çrregullime obsesive-kompulsive apo çrregullime të zhvillimit neurologjik sipas Cleveland Clinic.

Konsumimi i substancave jo ushqimore ka rreziqe serioze shëndetësore, duke përfshirë bllokime në traktin tretës, helmime, infeksione dhe dëmtime të dhëmbëve. Trajtimi i pica-s kërkon një qasje multidisiplinare, ku përfshihen vlerësimi dhe korrigjimi i mungesave ushqyese, terapitë psikologjike dhe edukimi familjar.

Ekspertët rekomandojnë ndërhyrje të hershme për të parandaluar komplikimet dhe për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm të personave që vuajnë nga ky çrregullim.

/rtsh.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko