Hapi i parë është të mos përdorni më ato ushqime që kanë Intolerance Ushqimore (IU) të lartë dhe t’i jepni trupit tuaj një mundësi. Pas një pushimi 21 ditor, ju duhet të futni në dietën tuaj disa ushqime me IU të lartë dhe do të zbuloni nëse mund t’i toleroni ato. Nëse nuk mund t’i përballoni ato menjëherë, ju do të mundeni pas 3 muajsh, 6 muajsh ose pas 1 viti…

Pjesa më e madhe e njerëzve i urrejnë dietat. Kjo ndodh, pasi pjesa më e madhe e ushqimeve që njerëzit konsumojnë kur janë në dietë, konsistojnë në: të bardhën e vezës, kos pa yndyrë, bukë e thekur, etj të cilat mund të krijojnë intolerancën ushqimore, e cila bën të mundur shtimin në peshë, edhe pse sasia e kalorive që ju po konsumoni është minimale. Dhe pjesa më e madhe e tyre janë “alergjikë” ndaj termit dietë.

Kur them “alergjikë” kuptohet që thuhet me shaka, pasi intoleranca ushqimore dhe alergjia ushqimore nuk janë në të vërtetë e njëjta gjë. Megjithatë, ato janë ngushtësisht të lidhura njëra me tjetrën. Ato të dyja janë reagime të një ushqimi në dukje të parrezikshëm ose ndoshta të një ushqimi të shëndetshëm që mund të përfshijë një ose më shumë pjesë të sistemit tuaj trupor, duke përfshirë sistemin tuaj të tretjes dhe atë imunitar.

Ushqimet me Intolerance Ushqimore të lartë jo vetëm që ju bëjnë të dukeni më të lodhur, të papërqëndruar dhe pa humor, por ato janë edhe shkaku i fshehur i shtimit të peshës, rezistencës së rënies në peshë dhe plakjes së parakohshme.

Lajmi i mirë është që shëndeti juaj i tepërt nuk është faji juaj, është mënyra e trupit tuaj sesi reagon ndaj ushqimeve që nuk mund t’i përballojë
– ushqimet që ju i keni përdorur pikërisht, sepse
mendonit se janë të shëndetshme.
• Ndaloni së konsumuari ushqimet kryesore me
Intolerance Ushqimore (IU) të lartë.
• Fokusohuni në ushqimet me IU të ulët që do t’i
japin një pushim sistemit tuaj të tretjes.
• Përdorni ushqime shëruese dhe suplemente për
të rregulluar dëmtimin.
Menjëherë, ju do të humbisni fryrjen, më në fund
do të filloni të humbisni peshë dhe të dukeni më të
rinj. Ju do të ndiheni e dukeni aq mirë saqë mund
të dëshironi të bëni disa ndryshime afatgjata në
dietën tuaj.

USHQIMET ME INTOLERANCE USHQIMORE TË LARTË:
Gluteni, soja, bulmeti, vezët,
misri, kikirikët, sheqeri dhe sheqernat artificiale.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re