Sipas Testamentit të Vjetër, Metuzalehu dhe patriarkët e hershëm jetuan për shumë shekuj. Por pas çdo breznie të re, patriarkët jetuan një jetë më të shkurtër, derisa arritën në jetëgjatësinë që njohim sot.

Ne kemi qenë prej kohësh të fiksuar me plakjen, si të mbetemi të rinj dhe të jetojmë një jetë të gjatë – kemi lexuar edhe historitë për të mbjellat në librat e shenjtë.

Por, meqënëse nuk arritëm dot ta gjenim vendndodhjen mitologjike të Shatërvanit të Rinisë, çfarë na mbetet të bëjmë për të jetuar më gjatë dhe për të pasur një jetë më të shëndetshme?

Në këto rreshta do të flasim për zbulimin më të madh të kohës sonë që është bërë mbi të kuptuarit e plakjes: në ato që quhen telomere, një përbërës i strukturës qelizore që ndikon në mënyrën se si dhe në cilën shkallë plakemi. Do të mësojmë se ku gjenden dhe si funksionojnë.

Në këto rreshta, do të zbulosh gjithashtu:

  • si fiksimi ynë për peshën mund të ketë më shumë ndikime negative në telomere sesa vetë të qenit mbipeshë.
  • pse të mos paturit besë tek askush, pra të qënit mosbesues dhe pesimist, të shkurton jetën, dhe;
  • si ndodh që një lagje dhe fqinj i mirë të zgjat jetën.

Shpejtësia e plakjes varet nga një strukturë qelizore specifike

Shumë njerëz kanë frikë të plaken, por a është ky vetëm një produkt i kulturës për të qënë gjithnjë në formë rinore apo një frikë e vërtetë nga ndryshimet e plakjes në trup?

Qelizat që përbëjnë trupin tonë duhet të rigjenerohen rregullisht për të na mbajtur të shëndetshëm. Megjithatë, disa qeliza mund të rinovohen vetëm deri në një numër të kufizuar. Këto janë të njohura si qeliza senzenciale. Kur dëmtohen, ato dërgojnë sinjale inflamatore në qelizat e tjera dhe pjesët e trupit, duke dëmtuar strukturat e shëndetshme, duke shkaktuar plakjen dhe duke e bërë trupin të funksionojë dobët.

Kjo dinamikë mund të krahasohet me një arkë me mollë: një pjesë e vogël e frutave të kalbura mund të ndikojë në të gjithë fqinjët e saj të shëndetshëm.

Thënë kjo, fakti se sa i vjetër duket dhe ndjehet një person përcaktohet edhe nga gjatësia e telomeres në qelizat e personit. Telomeret janë struktura përbërëse të bashkangjitura në skajet e kromozomeve që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizës. Ata bëhen më të shkurtër sa herë që një qelizë ndahet.

Mendojini telomeret si goma fshirëse e lapsit, ajo konsumon veten duke fshirë gabimet e lapsit, në të njëjtën mënyrë telomerët shkurtojnë veten për të mbrojtur qelizat nga gabimet kur ato ndahen.

©shutterstock

Kjo është veçanërisht problematike kur bëhet fjalë për qelizat burimore, të cilat kanë potencialin të bëhen të gjitha llojet e qelizave të ndryshme të specializuara në trup. Ato mund të ndahen vazhdimisht gjatë gjithë jetës së një personi. Tek të rriturit, ato mund të gjenden në inde të ndryshme dhe luajnë një rol jetësor në riparimin e trupit duke zëvendësuar qelizat e dëmtuara. Kështu qelizat burimore i mbajnë njerëzit më të shëndetshëm dhe duken më të rinj.

Sidoqoftë, nëse telomeret e këtyre qelizave shkurtohen, ato kalojnë në pension të parakohshëm, do të thotë se nuk mund të zëvendësojnë qelizat jo të shëndetshme si të nevojshme.

Për shkak të kësaj, telomeret e shkurtuara ose të dëmtuara ndikojnë në atë se sa i vjetër duket një person. Për shembull, dëmtimi i telomerëve në qelizat e lëkurës për shkak të ekspozimit në rrezet UV nga dielli ose përmes mutacioneve gjenetike, mund të bëjë që flokët të thinjen para kohe. Rrezatimi ultraviolet madje mund të dëmtojë vetë qelizat burimore në një gjëndër të flokëve, duke vrarë kështu melanocitet, të cilat shtojnë pigment në gjëndër.

©shutterstock

Në përgjithësi, njerëzit me telomerë më të shkurtër në qelizat e tyre janë më të dobët dhe sëmuren më shpejt. Tani që kemi mësuar se çfarë janë telomeret, është koha të mësojmë saktësisht se si funksionojnë.

Telomeret mbrojnë qelizat kur ndahen dhe, me ndihmën e një enzime, mund të rigjenerohen.

Pa mbështetjen e mbrojtësve të tij, një portier futbolli do të binte pre edhe e sulmeve më të lehta, kështu edhe qelizat janë në thelb në të njëjtën situatë.

Për qelizat tona, portierët janë telomeret, të cilët mbrojnë kromozomet ndërsa qelizat ndahen. ADN-ja e telomereve është me strukturë të ndryshme nga ADN-ja gjenetike e kromozomeve, të cilat përcaktojnë tiparet fizike të një personi, si ngjyra e syve dhe gjatësia.

Telomeret mbrojnë skajet e kromozomeve të cilave iu bashkëngjiten, duke bërë të mundur që qelizat të ndahen dhe të kopjojnë ADN-në e tyre në mënyrë të sigurt.

Pra, telomeret mbrojnë qelizat, por çfarë ndodh kur ata vetë dëmtohen gjatë procesit?

Falë një enzime të thjeshtë të quajtur telomerazë, ato mund të rekuperohen. Ky proces filloi të kuptohej në vitin 1978 kur një nga autorët zbuloi se telomeret e tetrahymena, një organizëm njëqelizor që jeton në pellgje, në të vërtetë mund të rriteshin. Ky zbulim nga ana tjetër çoi në zbulimin e enzimës së telomerazës.

Ja se si funksionon:

Telomeraza ndërton telomere të reja duke rivendosur ADN-në e humbur gjatë ndarjes së qelizave. Ajo gjithashtu ka aftësinë të ngadalësojë, parandalojë dhe madje edhe të rikthejë pjesën e shkurtuar të telomeres ekzistuese.

Për ta bërë këtë, ajo përdor proteina dhe ARN, të cilat mundësojnë që kjo enzimë të formojë sekuencën e saktë të ADN-së të nevojshme për qelizën në fjalë.

Megjithatë, njerëzit prodhojnë pak nga kjo enzimë, ato nuk prodhohen askund tjetër më shumë se sa tek ata banorë mikroskopikë të pellgjeve. Përtej kësaj, furnizimi i kufizuar që ne kemi zvogëlohet ndërsa plakemi.

Por ajo që është ndoshta më e rëndësishme është se telomeret mund të na mbrojnë kaq shumë. Ne gjithashtu duhet të ndihmojmë në mbrojtjen e tyre, dhe kështu shëndetin tonë, nga shumë faktorë të dëmshëm të jashtëm. Si stresi.

Stresi është një vrasës por ju mund ta mbroni trupin tuaj thjesht duke iu përgjigjur ndryshe.

A e keni gjetur veten të ngecur në trafik, me zemrën tuaj duke rrahur si e çmendur?

Situata të tilla stresuese e vendosin trupin tuaj në gatishmëri të lartë pasi hormonet e stresit si kortizoli dhe epinefrina përmbytin rrjedhën tuaj të gjakut, duke bërë që ritmi i zemrës dhe presioni i gjakut të ngrihen.

Ndërkohë, nervi vagus, i cili është përgjegjës për të ndihmuar trupin të përballet me reaksione fiziologjike ndaj stresit, e ndalon të funksionojë siç duhet. Si rezultat, bëhet më e vështirë të marrësh frymë.

Ndërsa e keni të njëjtën përvojë në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës, telomeret tuaja bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Në këtë mënyrë, stresi dhe telomeret kanë atë që quhet marrëdhënie dozim-reagim.

Sasi të vogla të stresit tipik nuk paraqesin ndonjë rrezik për telomeret. Në fakt, pak stres në të vërtetë mund të ndihmojnë në ndërtimin e muskujve që përballen me stresin dhe rrisin shëndetin qelizor në një proces të njohur si hormezis. Edhe dozat e larta që zgjasin vetëm një kohë të shkurtër – si një krizë e përmuajshme në punë – nuk ka gjasa të jenë të dëmshme në skemën madhore të gjërave.

Sidoqoftë, doza të larta ndër vite patjetër që janë të dëmshme. Është njësoj si pirja; një gotë verë hera herës mund të jetë e mirë për ju, por një shishe çdo natë sigurisht nuk është.

Një shembull i mirë i këtij lloji të stresit toksik është ai që shkaktohet nga të qenit kujdestar afatgjatë. Njerëzit në role të tilla shpesh zgjohen në mes të natës, ndërsa gjithashtu duhet të zbatojnë orare të ndërprera dhe takime të shumta mjekësore – një recetë themelore për shkurtimin e parakohshëm të telomeres.

Një faktor tjetër në këtë ekuacion është sfida kundrejt kërcënimit. Ose, për ta thënë ndryshe, “stresi i mirë” kundrejt “stresit të keq”. E thënë thjesht, ju mund të mbroni telomerët tuaj dhe shëndetin tuaj, thjesht duke i parë situatat stresuese si sfida, dhe jo si kërcënime.

Thjesht merrni shemnull një studim të dekadave të fundit nga psikologu Wendy Mendes.

Eksperimenti zbuloi se trupi i organizon forcat e tij për t’u përballur me stresin e mirë, por fiket kur përballet me stres të keq. Për shembull, kur jeni duke përjetuar stres të mirë, rrahjet e zemrës suaj rriten, duke çuar në më shumë oksigjen në gjakun tuaj, gjë që, nga ana tjetër, rrit performancën tuaj.

Mënyra si mendoni ndikon në shëndetin e qelizave tuaja

Eshtë thjesht normale në jetët tona të sotme të sajojmë probleme pa proporcion, por duke bërë kështu rregullisht mund të shkurtojë jetën tonë. Kjo për shkak se degëzimet e të menduarit negativ janë të këqija për telomeret.

Armiqësia cinike, një prirje drejt zemërimit dhe një mentaliteti ku nuk ja kemi besën askujt, dëmton telomeret drejtpërdrejt, por edhe tërthorazi duke na shtytë në zakone të këqija të mbingrënies, pirjes së alkoolit dhe duhanit, duke shkaktuar kështu sëmundje dhe shkurtime të telomereve.

Në një studim të vitit 2013 të botuar në Psikiatria Biologjike, nëpunësit civilë britanikë që renditeshin në nivele për armiqësi cinike u zbulua se kishin telomere më të shkurtër. Për më tepër, ata gjithashtu kishin nivele të larta të telomerazës. Me fjalë të tjera, telomeraza nuk ishte duke e bërë punën e saj siç duhet.

Të qenit pesimist ju vë në rrezik për telomere më të shkurtra sepse kjo ju bën të ndjeheni të kërcënuar në situata stresuese. Si rezultat, njerëz të tillë zhvillojnë sëmundje të pleqërisë, si sëmundjet e zemrës, çrregullime të tiroides, dhe këto sëmundje përparojnë më shpejt.

Një model tjetër i mendimit negativ është endja e mendjes, e cila ndodh kur njerëzit nuk janë të kënaqur me çfarëdo që po bëjnë aktualisht. Kjo gjithashtu shkakton stres në trup, gjë që nga ana tjetër çon në telomere më të shkurtra.

Dhe natyrisht, depresioni dhe ankthi janë të tmerrshëm për shëndetin tuaj qelizor. Ato nuk prekin vetëm telomeret, por edhe mitokondritë – “termocentralet” e qelizës – dhe shkaktojnë procese inflamatore në trup, duke bërë që sëmundjet të përparojnë më shpejt.

Thjesht merrni parasysh plakjen qelizore të trurit, e cila është një rezultat i depresionit.

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis depresionit dhe uljes së vëllimit të trurit. Qelizat e hipokampusit, e cili luan një rol kryesor në formimin e kujtimeve, preken kryesisht nga ky proces.

Ushtrimi dhe pushimi janë thelbësorë për ndërtimin e telomereve tuaja

Herën tjetër kur po mendoni për të shkuar në palestër, apo për një vrapim, mbani në mend se ka më shumë gjëra në lojë se vija e belit. Ushtrimi është gjithashtu thelbësor për shëndetin e telomereve tuaja, por teprica e tyre mund të shkaktojë probleme.

Me fjalë të tjera, telomeret e shëndetshme varen nga regjimet e moderuara të stërvitjes. Ushtrimi i duhur do të zvogëlojë shanset për të pasur presion të lartë të gjakut, apo të përjetoni një goditje në tru ose të bini pre e demencës.

Merrni në shembull një studim të bërë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Saarland në Homburg, Gjermani, për tre lloje të ndryshme ushtrimesh. Dy prej tyre u gjet se promovojnë aktivitetin e telomerazës: trajnim me intervale me intensitet të lartë dhe ushtrime të moderuara aerobike. I treti, trajnimi i rezistencës, në thelb nuk kishte asnjë efekt në telomerazë.

Por është gjithashtu e rëndësishme të mos e teproni. Kjo për shkak se ushtrimi i tepërt mund të krijojë stres oksidativ. Në këtë proces, një molekulë e radikalit të lirë që i mungon një elektron, duke e bërë kështu të paqëndrueshme, mund të vjedhë një elektron nga një molekulë e shëndetshme, duke e destabilizuar dhe nga ana tjetër dhe duke dëmtuar telomeret.

Në fakt, në përgjithësi, cilësia e dobët e gjumit mund të rezultojë në telomera më të shkurtra. Ja si:

Truri, i cili rregullon orën e brendshme të trupit, kërkon modele të rregullta të gjumit. Kur jeni në gjumë, qelizat tuaja hyjnë në një proces restaurues që përfshin riparimin e ADN-së. Nëse ky restaurim del jashtë ekuilibrit, qelizat tuaja funksionojnë me më me pak efikasitet dhe bëheni më të prirur ndaj stresit.

Përtej kësaj, gjumi i thellë është gjithashtu i rëndësishëm për rregullimin e oreksit. Pa të, niveli i kortizolit dhe insulinës mund të rritet, duke e vendosur në thelb trupin tuaj në një gjendje të përkohshme para-diabetike.

Për shkak të kësaj, gjumi më i gjatë do të thotë telomere më të gjata, dhe të paktën shtatë orë janë të nevojshme. Një studim i Whitehall në vitin 2012 zbuloi se burrat që flinin pesë orë ose më pak në natë kishin telomere më të shkurtra se ata që flinin më shumë se shtatë orë. Ky korrelacion nënkupton se gjumi i pamjaftueshëm dhe pagjumësia kronike mund të dëmtojnë telomeret ndërsa ju bëjnë edhe më të uritur dhe më emocional.

Shëndeti metabolik është shumë më i rëndësishëm se pesha e përgjithshme

Të gjithë e dinë që të qenit mbipeshë nuk është e mirë për shëndetin tuaj, por për sa kohë që nuk jeni obezë, disa kilogramë shtesë nuk do të ndikojnë në telomeret tuaj. Përkundrazi, vrasësi i vërtetë është shëndet i dobët metabolik.

Kjo përfshin gjëra të tilla si kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut dhe rezistenca ndaj insulinës. Kushtet e tilla ju vënë në rrezik më të madh për problemet e zemrës, kancerin dhe diabetin, gjë që i bën ata më të rëndësishëm për shëndetin e telomeres sesa pesha juaj.

Të marrim vetëm yndyrën e barkut dhe rezistencën ndaj insulinës. Indeksi juaj i Masës trupore ose BMI nuk thotë shumë për atë se sa shumë yndyrë keni krahasuar me muskujt, ose ku ruhet ajo yndyrë. Në këtë mënyrë, është një tregues i dobët i shëndetit të telomereve. Yndyra e barkut, nga ana tjetër, është një shenjë kryesore e shëndetit të dobët të metabolizmit, pa marrë parasysh sa peshoni.

Madje mund të shkaktojë problemin më të madh shëndetësor të shekullit, diabetin. Kjo epidemi ka arritur numra të tillë ku rreth 9 përqind e njerëzve vuajnë globalisht prej tij.

Yndyra në bark është një fajtor i madh këtu pasi njerëzit me më shumë yndyrë rreth seksioneve të tyre të mesme kanë telomere më të shkurtra që çojnë në rezistencë ndaj insulinës – një gjendje që ndodh kur qelizat nuk arrijnë t’i përgjigjen insulinës, një molekulë që është përgjegjëse për marrjen e glukozës nga qarkullimi i gjakut, duke rezultuar në sheqer të lartë në gjak.

Marrim një studim danez për binjakët në vitin 2016, në të cilin binjaku me telomere më të shkurtra u zbulua se kishte nivele më të larta të rezistencës ndaj insulinës.

Përtej kësaj, karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet e ëmbla shkaktojnë thithje të insulinës, duke rezultuar në inflamacion që dëmton qelizat. Kjo i bën ëmbëlsirat një “mos të madh”, ndërsa një dietë e tërë bio mund të ushqejë vërtet telomeret tuaja duke ulur inflamacionin dhe stresin oksidativ.

Për fillestarët, ndjekja e një dietë me sheqer të ulët, e pasur me perime jo me niseshte, do të rrisë shëndetin tuaj metabolik. Për më tepër, ngrënia e ushqimeve kryesisht të pasura me antioksidantë si frutat, perimet, frutat e thata, drithërat dhe çaji jeshil, gjithashtu do të forcojnë stresin oksidues.

Ushqimet si boronica, lakra dhe brokoli përmbajnë lëndë ushqyese anti-inflamatore, ndërsa ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3, si peshku dhe farat e lirit, gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin dhe mbështesin shëndetin e telomereve.

Një lagje dhe një fqinjësi e mirë promovon jetesë më të shëndetshme

A do të ndjeheshit rehat të ecnit natën nëpër rrugicat midis shtëpive të lagjes tuaj? Epo, është një pyetje e rëndësishme për shëndetin tuaj për një sërë arsyesh dhe përgjigja juaj madje mund të ndikojë në telomeret tuaja.

Kjo për shkak se siguria dhe kohezioni shoqëror i vendit ku jetoni kanë efekte të thella në shëndetin tuaj. Një ndjenjë e sigurisë ndikon në nivelet e stresit dhe për këtë arsye mund të ndikojë tek telomeret.

Një studim i vitit 2015 i botuar në Gazetën e Shëndetit dhe Sjelljes Sociale zbuloi se njerëzit që ndjehen të rrezikuar në një lagje të pasigurt kanë tendencën të kenë telomere më të shkurtra.

Përtej kësaj, zakonet e shëndetshme janë thjesht të vështira për t’u mbajtur në disa lagje. Njerëzit që jetojnë në lagje të rrezikshme me aktivitet të rregullt të sirenës policore mund të kenë vështirësi gjatë gjumit të natës.

Mjedisi juaj shoqëror është gjithashtu thelbësor për shëndetin tuaj dhe, kur është fjala për këtë, ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se sa miqësorë dhe të besueshëm janë fqinjët tuaj, dhe jo se nga cila klasë sociale vijnë. Një studim i vitit 2014 i botuar në Health & Place zbuloi se njerëzit në lagje me kohezion të ulët shoqëror përjetojnë plakje më të shpejtë qelizore sesa njerëzit në lagje të qeta.

Një faktor tjetër i shëndetit të telomeres është ambienti fizik. Pavarësisht cilësive të tij, një qytet i ndotur, i mbushur me mbeturina, është i keq për banorët në përgjithësi, por veçanërisht i dëmshëm për fëmijët.

Shkenca Sociale dhe Mjekësia madje zbuluan se fëmijët që jetojnë në lagje me shumë mbeturina dhe ndërtesa të mëdha kanë telomere më të shkurtra. Nga ana tjetër, sa më shumë hapësirë ​e gjelbër, si parqet në një lagje, aq më të shëndetshme janë telomeret e banorëve.

Thjesht do të tregohet se si natyra luan një rol në procesin e restaurimit duke pastruar mendjen dhe duke nxitur relaksimin.

Dhe së fundi, molekula të caktuara kanë qenë gjithashtu të lidhura me telomere të shkurtra, si monoksidi i karbonit, një gaz pa ngjyrë, pa erë dhe pa aromë. Një tjetër është kadmiumi, i cili është mbizotërues në tymin e cigareve, por që gjendet edhe në pluhurin shtëpiak dhe emetimet e karburanteve me fosile.

Që nga shtatzënia e deri në fëmijëri, një mënyrë jetese e shëndetshme sjell përfitime si për fëmijët dhe të rriturit

Midis kursimit për kolegj, dasma dhe ngjarje të tjera kryesore të jetës, është e vështirë të mos shqetësoheni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Por edhe para lindjes së një fëmije, është e rëndësishme të konsideroni se si të kujdeseni për qelizat e tij/saj.

Kjo për shkak se plakja qelizore fillon në barkun e nënës. Në këtë proces, i njohur si transmetim i drejtpërdrejtë, gjatësia e telomereve të prindërve në kohën e ngjizjes i kalohet direkt fëmijës së tyre. Kjo do të thotë që një foshnjë mund të fillojë jetën lehtësisht me telomere më të shkurtra.

E thënë kështu, braktisja e duhanit para ngjizjes dhe shtimi i marrjes tuaj të ushqyesve si folati, vitaminës B, janë mënyra të shkëlqyera për të ndihmuar telomeret e foshnjës tuaj të kenë një fillim të mirë. Një strategji tjetër e mirë është të zvogëloni stresin përmes aktiviteteve si joga para lindjes dhe shëtitjet në natyrë.

Marrja e masave të tilla paraprake është thelbësore pasi që nga vitet e para të jetës së një fëmije, formëson shëndetin e telomereve për jetën e tij/saj. Një fëmijëri e ashpër mund të shfaqet në trup përmes një procesi të njohur si ngulitje biologjike, e cila ka një lidhje dozim-reagim me gjatësinë e telomereve.

Me fjalë të tjera, sa më shumë ngjarje traumatike të përjetoje një fëmijë, aq më të shkurtra janë telomeret e tyre si të rritur.

Pra, ndërsa një stres i vogël në fëmijëri mund të jetë i dobishëm, veçanërisht në trajtimin e stresit më të madh, nëse një fëmijë godet kokën, prindi i tij duhet të përgjigjet me qetësi, duke bërë kështu që fëmija të ndjehet i qetë.

Mesazhi kryesor:

Një strukturë e veçantë qelizore ka efekte të thella në plakje. Quhet telomere dhe sa më e shkurtër të bëhet, aq më të vjetër ndjehemi. Duke ndjekur shëndetin e telomereve tona përmes ndryshimeve në dietë dhe stilin e jetës, dhe më kryesorja ajo që në librat e shenjtë quhet Shatërvani i Rinisë së Përjetshme nuk gjendet askund tjetër veçse brenda kokës tonë, në Shatërvanin e Mendimeve Tona, nga ku është e mundur të dukeni dhe të ndjeheni edhe më të rinj dhe më të shëndetshëm.

Këshillë për t’u zbatuar që nga ky moment:

Vendosini veten një objektiv plakjeje dhe zgjidhni një model që ta imitoni.

Ndalo një moment për të imagjinuar një të ardhme në të cilën je duke shijuar telomeret që të mundësojnë të jetosh një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme ndërsa kalon në vitet ’60 dhe ’70 të jetës tënde. Pastaj, planifiko si do t’i kalosh ditët tuaja në këtë moshë të pjekur. Shikoje veten me sytë e mendjes se çfarë stërvitje do të jesh duke bërë, në cilat aktivitete sociale do të marrësh pjesë, ku do të udhëtosh dhe cilët libra do të jesh duke lexuar.

Në fund, gjeni një model më të moshuar i cili përshtatet me imazhin e vitalitetit që dëshironi të arrini në moshën e tyre. Mund të jetë Judi Dench, Anthony Kennedy, apo edhe gjyshi juaj.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re