Një prej banoreve të Himarës, që u shoqërua në Komisariatin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të së premtes pas arrestimit të Fredi Belerit, ka treguar se policia u ka bërë presione.

Ajo tha se efektivët e kanë pyetur se “pse do votosh për demokraten?”, ndërsa tregoi se i kanë lënë pa bukë dhe pa ujë, pavarësisht se ishte e sëmurë dhe me ilaçe.

Madje, shtoi ajo, efektivët kanë përdorur fjalor të ndyrë ndaj tyre.

“Na kanë marrë në orën 02:30, na kanë bërë presione të papara. Kanë përdor një fjalor… Ne kërkuam ujë, nuk na dhanë as ujë. Jam edhe e sëmurë, i thashë bukë të paktën, nuk na dhanë asgjë. Na kanë ç’njerzuar, kanë përdorur fjalor të ndyrë. Na mori pse do të votonim për Partinë Demokratike. Votën nuk e them. Kemi ardhur 20 veta nga Himara. Nuk na kanë ofruar lekë të PD, kurse të PS-së po. Nga inati i tyre do ia jap PD-së”, u shpreh banorja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re