Një studim nga shkencëtarët amerikanë të zhvillimit të fëmijës raportuan se kur fëmijët nën 5 vjeç kanë tepricë lodrash, ata nuk mund të përqëndrohen tek diçka për aq gjatë sa të mësojnë prej saj. Në vend të kësaj ata tentojnë t’i kalojnë nëpër duar shumë shpejt gjërat, pa u përfshirë plotësisht në një aktivitet të caktuar.
Nuk është se e thotë vetëm shkenca që ju duhet të filloni të reduktoni. Portofoli juaj dhe ambjenti natyror, po ashtu, po ua tregon këtë. Familjet e shtresës së mesme amerikane kanë kredi bankare $15,000 dhe amerikanët gjenerojnë 254 milion ton mbeturina në vit. Në Angli shifrat nuk janë shumë më ndryshe, me £6,454 kredi bankare dhe 100 milion ton mbeturina.
Një pjesë e të gjitha këtyre mbeturinave janë lodrat që u kemi blerë fëmijëve dhe që nuk kanë shtuar asnjë gjë në jetën e tyre. Kur blini për fëmijët, mundohuni të analizoni nëse ajo që po blini është nevojë apo dëshirë. Do ndihmojnë në pasurimin e jetës së fëmijës suaj apo do e shpërqëndrojë atë nga jeta?
Është koha për të rimenduar strategjinë e kufizimit në prindërimin që po bëjmë. Të jetosh me më pak, duket se të ofron më shumë. Më shumë kursime, më shumë hapësirë në dollape, dhe më e mira, më shumë komunikim, imagjinatë dhe përqëndrim për fëmijët tanë./F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re