Ashtu si vezët e pulës, edhe vezët e shkurtëzës kanë proteina në përbërjen e tyre të cilat na shërbejnë për mirëfunksionimin e shumë proceseve në trupin tonë. Sasia proteinike e këtyre vezëve mund të na sigurojë rritje të shëndetshme dhe normale të trupit tonë.

PASTRON TRUPIN

Detoksifikimi i trupit është i rëndësishëm, veçanërisht në ditët e sotme ku mjedisi rrethues është i mbushur me toksina, pluhur dhe elemente të tjera të dëmshëm. Një studim i botuar në Gazetën Pharmacognosy ka treguar që përfshirja e vezëve të shkurtëzës në dietën e përditshme mund të ndihmojë në eliminimin e toksinave nga gjaku. Studimi i kryer te minjtë albino, nxori në pah aftësinë e vezëve të shkurtëzës për të parandaluar dëmtimet e mëlçisë nga toksinat. Gjithsesi për të vërtetuar nëse përdorimi i tyre ka të njëjtin efekt edhe tek njerëzit, ka nevojë që të zhvillohen studime të tjera.

RRIT ENERGJINË

Sipas librit Quail Production Systems: nga Dr. M. M. Shanawany, Food and Agriculture Organization of the United Nations, mineralet dhe elementet ushqyes që gjenden te vezët e shkurtëzës të kombinuara me proteina dhe karbohidrate ndihmojnë që trupi të marri sasinë e nevojshme të energjisë e cila duhet për të përballuar me sukses ditën. Një mëngjes i ekuilibruar, i pasur me lëndë ushqyese (të cilat gjenden te vezët e shkurtëzës) rekomandohet për ata që janë të varur nga kafeina ose stimulues të tjerë për të arritur nivelin e duhur të energjisë.

ZVOGËLON RREZIKUN E ANEMISË

Sipas një studimi të botuar në Journal International (International Journal of Pharmacology and Therapeutics), vezët e shkurtëzës ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të anemisë pasi ato janë të pasura me hekur. Hekuri është një mineral i rëndësishëm që jo vetëm oksigjenon organet, indet dhe qelizat e trupit, por gjithashtu rrit imunitetin. Konsumimi i vezëve të shkurtëzave ndihmon në rritjen e nivelit të hemoglobinës në trup. Hekuri dhe kaliumi, të cilat gjenden te vezët e shkurtëzës, nxisin formimin e qelizave të kuqe të gjakut, gjë që ndikon në gjakun e njeriut.

FORCON IMUNITETIN DHE SHËNDETIN NË PËRGJITHËSI

Antioksidantët janë përbërës thelbësorë për shëndetin e njeriut, duke qenë se ato luftojnë radikalet e lira që mund të shkaktojnë sëmundje kronike. Vezët e shkurtëzave përmbajnë nivele të konsiderueshme të vitaminës C dhe vitaminës A, të cilat mund të ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë dhe të mbrojnë shëndetin tonë.

NXIT METABOLIZMIN

Vitamina B që gjendet tek vezët e shkurtëzave ndikon në nxitjen e metabolizmit në të gjithë trupin, përfshirë funksionet hormonale dhe enzimatike.

BALANCON NIVELET E KOLESTEROLIT

Vezët e shkurtëzës përmbajnë acide yndyrore të dobishme të cilat kanë efekte pozitive në shëndetin e zemrës. Kolesteroli HDL (lipoproteina me densitet të lartë) i quajtur kolesteroli “i mirë” për të cilën ka nevojë trupi i njeriut për të kompensuar efektet negative të LDL (lipoproteina me densitet të ulët) ose “kolesteroli i keq”, përbën më shumë se 60% të yndyrave të cilat ndodhen në vezën e shkurtëzës.

TRAJTON ALERGJITË

Vezët e shkurtëzës janë të pasura me proteina ovomukoide, e cila vepron si një anti-alergjik natyral në trup, sipas një raporti të botuar në Journal of Nutritional Science and Vitaminology. Për këtë arsye nëse keni bllokime, pezmatimi apo simptoma të tjera të reaksioneve alergjike, vezët e shkurtëzës ju ndihmojnë që trupi të kthehet në gjendje normale

PËRMIRËSON SHIKIMIN

Vezët e shkurtëzës përmbajnë një nivel të lartë të vitaminës A, e cila ndikon në mbrojtjen e shikimit. Efekti antioksidues i vitaminës A mund të ndihmojë në uljen e degjenerimit makular dhe parandalimin e zhvillimit të kataraktave, duke ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të syrit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re