Një mjek i diplomuar në Universitetin e Harvardit është bërë viral pasi zbuloi se moslarja e dhëmbëve para gjumit mund të shkaktojë dëmtime serioze në zemër.
Dr. Saurabh Sethi, një gastroenterolog, ndan rregullisht këshilla mjekësore me ndjekësit e tij në TikTok.
Së fundmi, 42-vjeçari ka zbuluar se moskujdesja për higjienën orale para gjumit nuk ndikon vetëm në shëndetin e gojës, por edhe në atë të zemrës.
Sipas tij, kjo mund të çojë në sëmundje serioze dhe kërcënuese për jetën.
Në një video të fundit, e cila ka grumbulluar mbi 623,800 shikime dhe gati 9,000 pëlqime, ai shpjegon se ata që nuk i pastrojnë dhëmbët rregullisht janë më të rrezikuar nga problemet kardiovaskulare.
“Studimet tregojnë se higjiena e dobët orale lidhet me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës,” shprehet doktori nga Kalifornia.
Më tej, ai liston tre pika kryesore për t’u mbajtur mend:
• Bakteret nga goja mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion që me kalimin e kohës mund të dëmtojë zemrën.
• Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, e cila vjen si pasojë e higjienës së dobët orale, është e lidhur me një rrezik më të lartë të problemeve kardiovaskulare.
• Pastrimi i rregullt i dhëmbëve dhe vizitat te dentisti ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Dr. Sethi i nxit njerëzit të kujdesen për higjienën orale, veçanërisht para gjumit, duke e konsideruar atë si një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbrojtur zemrën.