Një nga thëniet më lapidare të Edi Ramës nga ligjërimi i tij i pasur publik, njëherësh dhe çapraz, është ajo se “islamofobët janë idiotë”. Pra, me një fjali super të shkurtër, ai duket se i ka vënë vulën mjeshtërisht një fenomeni, ndër ata që e kanë idiotësinë ulëritëse.

E vërteton këtë një ndër emrat më të shquar të idiotësisë islamofobe në Kosovë, Blerim Latifi, që përkundër të të vetëquajturit filozof(filozof me ç’vepër dhe për çfarë?) është një varfanjak tipik mendimi dhe artikulimi.

Së fundi, ai ka lëshuar tezën se ikjet paskan frymëzim fetar.

“Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet!

Kështu shkruajnë mediat përditë. 

Që t’i mbash njerëzit në vend, duhet t’u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe, tregime t’bukura për botën pas vdekjes.

Tash rrini e shikoni, sepse s’keni parë gjë akoma!”, shkruan paimagjinueshëm Latifi, duke qenë krejt e pamundur të rrokësh një fije logjike në atë që ka thënë.

Edhe njëherë: Falemniderit Edi Rama që i ke rënë në kokë “muhabetit” të Islamofobisë në trojet shqiptare. /tesheshi.com/    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re