Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka shpjeguar në studion e emisionit Repolitix faktin pse policet e Operacionit Forca e Ligjit shfaqen me syze për të dhënë deklaratat për shtyp.

Teksa e cilësoi imazhin e ri të policisë si shpresëdhënës për goditjen e krimit, Hyseni tha se mbajtja e syzeve dhe kapeles është për shkak të sigurisë së tyre, pasi çështjet me të cilat ato merren kanë një rrisk të madh.

Hyseni tha se kjo paketë e re ligjore do ia nxijë jetë çdo ditë e më shumë krimit.

“E kam kënaqësi ta shoh imazhin e ri. Tani ky është imazhi i ri i Policisë së Shtetit, nga një polici me bark të madh që pinte birra. Sot janë 5500 policë që kanë dalë nga Universiteti. Ka qëllim të fshehë sytë për të mos u shfaqur publikisht sepse riksojnë.

Ne u përpoqëm me vështirësi të mëdha të sjellim një akt për të mirën e sigurisë publike dhe për të mirën e imazhit të këtij vendi. Mesazhi politik që përcjellim është ky:

Do ia nxijmë jetë çdo ditë e më tepër krimit. Na prini dhe na ndihmoni në këtë rrugë. Mos u bëni pengesë”, tha Hyseni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re