Për të gjithë ata që i ndjekin zhvillimet e Lindjes së Mesme dhe ajo që është më e rëndësishmja zhvillimet e fundit në Siri, nuk kanë shpëtuar pa dëgjuar për İdlibin dhe se çfarë po ndodh atje.

İdlibi është bërë kryefjalë e këtyre ditëve jo vetëm në media por edhe nëpër kancelaritë më të rëndësishme të botës si Washingtoni, Moska, Brukseli, Ankaraja, etj.

Ne, këto 7 vite luftë civile në Siri i kemi parë qytetet të bien një nga një por për asnjërin nuk është bërë kaq shumë potere sa po bëhet tani për İdlibin.
Cfarë e bën këtë zonë kaq të veçantë dhe të rëndësishme?
Cfarë veçorie strategjike apo gjeografike ka kjo zonë?
Kush e kontrollon këtë zonë?
Nën ndikimin e kuj force është kjo zonë?
Shumë pyetje na vijnë në mendje dhe që kërkojmë ti japim përgjigje.

Nga prononcimet që kanë bërë shtetet e mëdha, kemi parë se shumica kërkojnë mos rënien e İdlibit, të paktën ShBA-të, BE-ja dhe Turqia. Ndërsa Rusia dhe İrani kanë dalë në mbështetje të plotë të forcave qeveritare të Asadit, i cili kërkon me çdo kusht marrjen e qytetit.

Pse İdlibi është i rëndësishëm për Asadin?

Nëse do të shohim pozitën gjeografike të qarkut të İdlibit do vërejmë se është në kufi me Turqinë dhe në të njëjtën kohë është porta kufitare më e madhe ndërmjet Sirisë dhe Turqisë. Po ashtu İdlibi është në Lindje të qytetit Lazikije që është porti më i rëndësishëm i Sirisë. Në İdlib kalon edhe autostrada që lidh Turqinë me Jordaninë dhe Gadishullin Arabik.
Pozita gjeografike dhe roli ekonomik i İdlibit është shumë i rëndësishëm për Asadin, po ashtu Asad nuk mund të lejojë që mbi shpinën e portit të Lazikijes të sundojnë grupet opozitare.
Tjetër rëndësi për Asadin, İdlibi është kalaja e fundit e grupeve opozitare. Sipas AA ne zonën e İdlibit janë afërsisht 15 grupe opozitare dhe nëse ky qytet bie në dorë të regjimit për Asadin nuk do të ketë më kokëçarje të grupeve të armatosura.

Pse İdlibi është i rëndësishëm për Rusinë?

Siç edhe e thamë më lart İdlibi është mbi shpinën e portit të Lazikijes. Në këtë port Rusia ka bazën më të madhe ushtarake në mesdhe. Kështu që Rusia do të jetë e sigurt, grupet e armatosura të jenë sa më larg.
Për hirë të vertetës Rusia nuk e ka diskutuar asnjëherë kontrollin e qytetit port Lazikije.

Pse İdlibi është i rëndësishëm për İranin?

İdlibi është në veri-perëndim të Sirisë. Nësë zonat e veriut të Sirisë do të jenë nën kontrollin e Asadit dhe forcave të tij, për İranin do të jetë më e lehtë që të bëjë tregti sepse është rruga më e shkurtër e mundëshme për në mesdhe. Duke ditur se İrani është nën embargo dhe të vetmet vende që nuk do ti hapnin probleme do të ishin İraku dhe Siria.
Të gjitha rrugët tregtare të İranit, İrakut dhe Veriut të Sirisë përfundojnë në portin e Lazikijes, pra kalojnë nëpërmjet İdlibit.

Pse İdlibi është i rëndësishëm për Turqinë?

Për Turqinë, ruajtja e kontrollit të İdlibit është çelësi kryesor i sigurisë së vendit. Nga 900 km vijë kufitare që ka Turqia me Sirinë, İdlibi ka pjesën më të gjatë. Në zonën e İdlibit dhe të Homsit sipas organizatave humanitare, jetojnë 4.6 milion popullsi. Prej tyre 2.6 milion refugjat të ardhur nga Halepi dhe zona të tjera të konfliktit.
Rënia e İdlibit në dorë të forcave të Asadit do të thoshte një vale e re refugjatësh drejt Turqisë. Në këtë situatë që është Turqia tani, një valë e re refugjatësh do ishte katastrofike për të. Duhet ditur se po afrojnë edhe zgjedhjet lokale dhe çdo situatë e krijuar nga emigrantët do të kishte ndikim direkt në rezultat.
Ruajtja e İdlibit do të bënte të mundur suksesin e plotë të operacioneve ushtarake që janë bërë më parë si , mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit (Afrini). Humbja e kesaj zone do të thoshte mos krijimi i një brezi të sigurt në kufi me Sirinë, thënë ndryshe edhe një lloj deshtimi i projektit mbrojtës.
Mbajtja e İdlibit nën kontroll për Turqinë do të thoshte edhe një pikë më shumë për kontrollin e mesdheut dhe luftës ekonomike që po zhvillohet atje, rezervat e hidrokarbureve dhe gazit natyror të zbuluara deri tani e kanë shtuar oreksin e aktorëve ndërkombëtarë.
Në të njëjtën kohë edhe kontrolli i autostradës që përmendëm më lart dhe që kalon në İdlib do të thoshte një portë ekonomike më shumë për Turqinë.

BE duke marrë parasysh krizën e refugjatëve ka zgjedhur rrugën të qëndrojë në krah të Turqisë, sidomos Gjermania dhe Franca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re