Dr.Alket Koroshi

Mjekimi fillon së pari me trajtimin e hiperglicemise. Në ata që kane ulje të funksionit renal duhet kujdes sepse ata, ose duhet të shmangin disa ilaçe antihiperglicemike ose duhet te modifikojne dozat e tyre.

Por sidoqofte, duhet ditur qe mundesite terapeutike sot per pacientet me diabet jane shume me te medha se disa dekada me parë, sepse kane dale klasa te reja medikamentesh anti hiperglicemike, të cilat mjekojne diabetin, por nuk shkaktojne hipo-glicemi dhe madje ne disa raste keto preparate kane efekte mbrojtes kardio-renale.
Prandaj duhen rivleresuar ilacet e vjetra duke filluar qe nga metformina. Trajtimi me insulin duhet thene se eshte i sigurte ne te gjitha stadet e demtimit te veshkave, ndonese mund te jete e nevojshme te reduktohet doza ne insuficiencen renale te avancuar.
Perdorimi i preparative që nxisin prodhimin e insulines si ato te grupit te sulfanilureas dhe meglitinidet, duhet të kufizohet ne pacientet me demtim te funksionit renal, sepse rrisin riskun e hipoglicemise.
Keshtu glibenclamide duhet evituar, glimepiride duhet filluar me doze 1 mg ne dite dhe po ashtu gliclazide, glipizide dhe repaglinide duhet te perdoren me shume kujdes e me doza te reduktuara.
Metformina është e kontraindikuar në pacientë me filtracionin glomerular nen 30 ml/min. sepse rrezikon per acidoze laktike. Në pacientët me filtracionin glomerular 30-45 ml /min ajo duhet te perdoret me doze te reduktuar.
Pioglitazone duhet të përdoret me dozë të reduktuar, por kujdes i veçantë duhet te tregohet në paciente me sëmundje renale të avancuar, sepse kane rrezik për mbajtje te lëngjeve ne trup, dhe mund të zhvillohet anemi dhe sëmundje kockore.
Edhe acarboza duhet të shmanget në individë me filtracion glomerular nen 30 ml/min.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re