Sa i përket kritikave për rritjen e çmimit të naftës në situatën kur Shqipëria e prodhon vetë, kryeministri Edi Rama u përgjigj se vendi ynë prodhonte vetëm naftë të rëndë me përmbajtje të lartë squfuri që shërbente për produkte industriale dhe jo për t’u përdorur për makina të tipit “mercedez apo “Alfa Romeo”.

Më tej ai tha se cmimi i naftës ishte më i lirë nga cfarë ka qenë dhe shtoi se dicka të tillë nuk mund të kontrollonte shteti pasi nafta prodhohet nga privati.

Kryemnistri Edi Rama: Nuk kemi të bëjmë me një cmim të paparë. Është më i lirë se nga ishte. Këqtu flasim për një sektor privat. Disa thonë se Shqipëria prodhon mjaftueshmërit të lartë. E dyta nafta që ne prodhojmë është e rëndë me përmbajtje të lartë squfuri dhe shitet kryesisht për nënprodukte industriale dhe jo për të ushqyer mercedezat dhe Alfa Romeot.

Nuk ka vend demokratik ku naftën e prodhon shteti, e kemi zgjedhur këtë sistem. Nuk po diskutojmë për ta ndryshuar por që secili të marrë përgjegjësitë që ka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re