Sipas studimeve të fundit fëmijët në Angli duhet të mësojnë tre gjuhë të huaja që të kenë një të ardhme më të mirë.
Historikisht anglezët i inkurajojnë fëmijët që të mësojnë gjuhën spanjolle, duke pasur parasysh numrin e vendeve në mbarë botën që e flasin atë. Por hulumtimet e fundit nuk pajtohen, duke preferuar gjuhën franceze dhe gjermane.
Qendra për Hulumtime Ekonomike Biznes dhe Opinion, në partneritet me Aeroportin e Heathroë, ka anketuar 2,001 prindër me fëmijë nën moshën 18 vjeç, krahas një studimi shtesë të më shumë se 500 udhëheqësve të biznesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 45 përqind e prindërve thanë se fëmijët e tyre nuk flisnin gjuhën e dytë, ndërsa 19 përqind thanë se nuk ishin të interesuar të mësonin një gjuhë të re.
Një në dhjetë thanë se fëmijët e tyre e kanë mësimin e një gjuhe të huaj  shumë të vështirë.
Hulumtimi gjithashtu gjeti se frëngjishtja dhe gjermanishtja janë  gjuhët që fëmijët duhet të mësojnë .
Profesor i Linguistikës Zhvillimore në Universitetin e Edinburgut dhe Drejtor i Çështjeve Dygjuhësore, Antonella Sorace tha:
“Ky hulumtim tregon se sa e rëndësishme është të mësuarit e gjuhës në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe tregon se shumë më tepër dyer u hapen njerëzve që mësojnë një gjuhë të dy.
Ne besojmë se mësimi i gjuhës është jashtëzakonisht i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve dhe është një investim real për të ardhmen: fëmijët që janë të ekspozuar ndaj gjuhëve të ndryshme bëhen më të vetëdijshëm për kultura të ndryshme, njerëz të tjerë dhe pikëpamje të tjera.
Ata gjithashtu kanë tendencë që të jenë më mirë se monolinguët në ‘multitasking’ dhe shpesh janë lexues më të avancuar.
Dygjuhësia u jep fëmijëve shumë më tepër se vetëm 1 gjuhë, prandaj është e mrekullueshme të shohësh se Heathroë po ndihmon që fëmijët të frymëzohen për të mësuar gjuhë të huaja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re