Fëmija juaj është mjaft i dëgjueshëm me babin e tyre, gjyshen kur kujdeset për ta, në sheshin e lojërave, ose kudo tjetër, por në momentin që ju shfaqeni aty rrotull, është fillimi i një zemërimi të pafund. Nëse kjo ju tingëllon si e njohur dhe nëse vazhdoni të pyesni veten: “Çfarë po bëj gabim?” Ndaloni së torturuari veten: nuk ka të bëjë me ju. Fëmijët kanë arsyet e tyre, dhe këto arsye janë në të vërtetë të mira.

Ne zbuluam pse fëmijët kanë tendencë të bëhen të këqinj kur nëna e tyre është rreth, dhe ja çfarë thonë ekspertët:

Një shpërthim inati është një mënyrë e komunikimit, dhe kjo është mënyra e fëmijës tuaj për të thënë, “Mami, kam nevojë për ty!”.

© Cavan Images / Getty Images

Nëse fëmija juaj nuk mund t’i artikulojë akoma fjalët edhe aq mirë, është shumë e natyrshme që ata të përpiqen të tërheqin vëmendjen tuaj në çfarëdo mënyre që të munden.

Për çdo fëmijë, nëna e tyre është burimi ku ata plotësojnë nevojat e tyre themelore, si ushqimi apo siguria, kjo është arsyeja pse ata bëhen më emocionalë kur nëna është aty pranë.

Ja se si një ekspert për prindërimin dhe arsimin, Dr. Ann Corwin, shpjegon këtë fenomen:

“Nënat simbolizojnë nevojat për fëmijë dhe biologjikisht, fëmijët shoqërojnë nevojën për ushqim dhe mbijetesë me nënën e tyre. Kjo është arsyeja pse fëmijët do të përshkallëzojnë sjelljen e tyre për të marrë vëmendjen nga nëna e tyre në çfarëdo mënyre që munden.

Baballarët, nga ana tjetër, simbolizojnë besimin, marrjen e rreziqeve,
dhe lojen. Kështu që fëmijët nuk do të shqetësohen edhe aq shumë për atë vëmendjen kritike nga baballarët e tyre, pasi nuk është një lloj lidhjeje e lindur e mbijetesës. ”

Ju jeni zona e rehatisë së fëmijës tuaj.

© gradyreese / Getty Images

Fëmijët nuk kanë tendencë ta shfaqin gjithë gamën e tyre të emocioneve tek njerëzit të cilëve nuk u besojnë. Nëse mendoni se fëmija juaj kursen “më të keqen” për ju, nënën e tyre, nuk është e vërtetë.

Ata ju “nderojnë” me acarimet e tyre dhe duke ulëritur, sepse kjo është mënyra se si ata ju tregojnë se ju besojnë dhe ndjehen të sigurt kur ju kanë afër. Pra, këto veprime, në të vërtetë, mund të jenë mënyra me të cilën fëmija juaj thotë, “Ndihem i sigurt dhe i qetë kur jam me ty, mami”.

Ja çfarë mund të bëni, nëse fëmija juaj i kursen të gjitha problemet e tyre ekskluzivisht për ju.

© Niels Busch / Getty Images

Kemi zbuluar se nuk është në të vërtetë një gjë e keqe kur fëmija juaj po sillet keq para jush, nënës së tyre. Por a duhet thjesht të toleroni në heshtje sjelljen e tyre të gabuar?

Ekspertët besojnë se nuk duhet. Këtu janë disa mënyra për ta mësuar fëmijën tuaj se si të jetë më i kujdesshëm dhe t’i mbajë nervat nën kontroll.

  • Pranoni shkeljet e fëmijëve tuaj dhe mos i merrni ato personalisht. Jepini fëmijës tuaj kohë dhe hapësirë në momentet kur sheqetësohen, vetëm sigurohuni që ata të mos dëmtojnë veten ose askënd përreth.
  • Jepni fëmijës tuaj një shans për t’u shfryrë. Nëse fëmija juaj shkon në kopësht ditor ose shkollë, ata duhet të jenë “të mirë” tërë ditën, dhe të qenit vetja kur të kthehen në shtëpi është gjëja që ju nevojitet.
  • Një acarim nuk është mënyra e vetme për t’u shfryrë, dhe ju mund të ofroni disa alternativa: vrapimi përreth, argëtimi në oborrin e shtëpisë ose ndoshta vizatimi ose leximi i një historie me zë të lartë.
© Depositphotos
  • Ndani disa nga punët tuaja partnerin tuaj. Nëse fëmija juaj komunikon me babin më pak sesa me ju, ka të ngjarë që ta trajtojnë babin “më mirë”. Herë pas here, kërkoni nga partneri juaj të lajë fëmijën tuaj ose t’i ushqejë ata, nëse dyshoni se do të shfaqin ndonjë acarim tjetër.
  • Flisni me fëmijën tuaj dhe shpjegoni se si ndiheni, nëse janë të rritur sa duhet për të kuptuar. Dhe mos lejoni që ata të përfitojnë nga ju. Edhe pse të veprojnë në praninë tuaj është një shenjë besimi, siç kemi mësuar, duhet të zbatoni dhe të përforconi  nj[ lloj disipline.
  • Ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë që mamaja është gjithmonë aty për ta ngushëlluar dhe mbështetur, por ajo ka ndjenja, dhe ato duhet të respektohen.

A keni femije? A sillen ata ndryshe me ju dhe njerëzit e tjerë?

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re