Jeffrey Lang është profesor i asocuar i matematikës në Univerzitetin e Kanzasit.

Si ateist, si ligjërues i matematikës në Univerzitetin e San Franciskos, 20 vite me parë, i ndodh që mbetet pa libra afër vehtes, i kishte lexuar ato që i kishte pranë.

Duke kërkuar, e shef të mbështjelle në najllon dhuratën e kahmotshme, Kur’anin…, dhe e lexon (perkthimin anglisht). E lexon me kritikën e një PhD te matematikes, befasohet, dhe në mungesë të arrogancës, i dorëzohet të vërtetës.

Pyetja me lartë ishte përgjigje e tij ne pyetjen se pse e tërheq leximi i Kur’anit ne arabishte, një gjuhë e huaj për të. Ja një përshtypje tjetër e tij per Kur’anin. “Piktorët munden me i ba syte në portret ashtu që të doken se po të përcjellin nga një vend ne tjetrin. Por cili autor mund ta shkruaj librin që i përcjelle ndryshimet tua ditore të gjendjes, ideve, pyetjeve tenda?… (Vicissitudes – anglisht) …

Çdo natë formuloja pyetjet dhe verejtjet dhe disi e zbuloja pergjigjen diten tjeter. Me dukej se autori po i lexon idete e mia dhe po i shkruan ne liber rreshtat e duhur, tamam ne kohë që t’i gjejë kur e vazhdoj leximin. E kam takuar vehten ne faqet e ketij libri.”

“Duke e pasur mendjen e cila i pranon idete në bazë të merites qe caktohet nga faktet, kjo e bën të vështirë pranimin e religjionit, sepse shumica e religjioneve e kërkojnë pranimin në bazë të besimit. Islami i përshtatet arsyetimit të njeriut.” Për friendsat e mi ateiste: shumë kritika qe i bëhen klerit apo individeve muslimane, të cilat meren si bazë për kritike të Islamit, i gjeni në videon ne koment të thëna nga ky profesor matematike, amerikan i konvertuar.

Por, aty shifet që Islami nuk ka të bëjë me sjelljet e keqija te individeve – duhet ndarë këto. (Kur dhe nese kritikoni – e shtova..)

Tema është prap një pyetje, që lidhet me pyetjen në fillim: Si ti kthejmë fëmijët tanë (musliman) në Islam?/KosovaPost

Pregaditi: Edmond Hajrullaaga

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re