Frutat e thata janë shumë të njohura për një mori arsyesh. Konsumi i tyre ndikon jo vetëm për një shëndet më të mirë, por ofron shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që ju nevojiten çdo ditë. Frutat e thata nuk prishen shpejt dhe janë një ushqim ideal për t’u pasur gjithmonë me vete.

Frutat e thata janë një mënyrë e mirë për të arritur qëllimin e ngrënies së të paktën 2 racioneve me fruta në ditë. Ato qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë dhe janë të pasura në kalium, fibra, antioksidant e vitamina. Gjithsesi, përmbajnë edhe shumë kalori për një sasi të vogël, kështu që është e rëndësishme të mos teprohet me to.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re