Qytetarë të Michigan-it kanë protestuar në këmbë ose me makina kundër masave izoluese për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ata ishin pa maska dhe nuk respektuan kushtet për distancim social, ndryshe nga protestuesit në Gjermani, të cilët jo vetëm që nuk u ndaluan, por edhe u mbështetën pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese.

Organizatorët e protestës në qytetin Giessen, morën një mbështetje të heshtur nga Gjykata, e cila mbështeti pjesërisht kërkesën e tyre për të demonstruar kundër kufizimeve të koronavirusit në Giessen, afër Frankfurtit. Gjykata nuk e ndaloi protestën, por u bëri thirrje autoriteteve lokale që ta shqyrtojnë vetë çështjen.

Më pas, kryetari i Bashkisë në Giessen, Peter Neidel, tha për ARD se protesta do të lejohej. Autoritetet do të lejojnë 15 pjesëmarrës, jo 30 sa kërkuan organizatorët. Ata duhet të mbajnë maskë dhe distancë prej 1.5 m nga njëri-tjetri. Protesta mund të zgjasë deri në 1 orë.

Gjykata Kushtetuese argumentoi se edhe në rrethana të tilla, ligji duhet të gjejë rrugëdalje për të mos shkelur të drejtën e tubimit.

Për të forcuar distancën publike, protestuesit nuk do të flasin, por do t’i diktojnë mesazhet e tyre përmes telefonave apo mesazheve-zanore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re