Anëtaret femra të ushtrisë izraelite do të ndalohen të jenë roje në burgjet e sigurisë së lartë, pas akuzave për marrëdhënie seksuale me një të burgosur palestinez.

Mediat izraelite raportuan se një pjesëtare e ushtrisë, gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pranoi se ishte në një marrëdhënie intime me një palestinez, i cili, sipas autoriteteve izraelite, akuzohej për një sulm vdekjeprurës ndaj civilëve izraelitë, raporton BBC.

Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak për gratë në Izrael është të paktën dy vjet, dhe për burrat 32 muaj.

Mediat lokale raportuan gjithashtu se e akuzuara e ushtrisë izraelite konfirmoi gjatë hetimit se katër gra të tjera kishin marrëdhënie seksuale me të njëjtin të burgosur palestinez, i cili, para marrjes në pyetje, u transferua nga qelia në një krah të veçantë burgu.

Gjykata urdhëroi që detajet në lidhje me rastin, përfshirë vendndodhjen e burgut dhe emrin e të burgosurit palestinez, të mos zbulohen.

Shefja e Shërbimit të Burgjeve të Izraelit (IPS) Katy Perry dhe ministrja e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir kanë njoftuar se ushtarët femra nuk do të shërbejnë më në burgjet e sigurisë së lartë ku janë të burgosur “terroristët” palestinezë.

Mediat izraelite cituan Ben-Gvir të ketë thënë se nga mesi i vitit 2025, “asnjë ushtare femër nuk do të angazhohet në sigurimin e burgut”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re