Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët, është ndalur te ngjarja e ndodhur së fundi, ku Policia qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. Basha tha se Rama është peng i oligarkëve, dhe Ardi Veliun nuk mund ta mbajë në detyrë, sa kohë që Policia ka ndryshuar deklaratën e  vrasjes së të riut.

“Pengu i oligarkëve, tre ditë rrugëve të Nju-Jorkut nuk gjeti një minutë për familjen e Klodian Rashës dhe tani kthehet në vendin e krimit. Me poshtërimin e gjakut të viktimës, në tentativën për të fajësuar opozitën për dështimin e shtetit të tij. Tre ditë heshti, pse heshti?!

Sepse besoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat nuk dalin pa firmën e Drejtorit të Policisë. Derisa zemërata qytetare i erdhi te dera e zyrës, dhe aty doli instikti i njeriut të vërtetë… Është i gatshëm të shesë këto për të ruajtur lëkurën e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn. Thjesht tregon sa i pandjeshëm është”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

”Të jetë për këtë njeri, edhe një ditë më shumë se 25 prilli po të qëndrojë, rrezikohet edhe lëvizja e lirë. Kërcënimi numër një për harmoninë sociale, guha e tij e dhunës e urrejtjes nxit reagimet më negative tek shqiptarët qoftë të majtë qoftë të djathtë. Asnjë ndjeshmëri për këto akte, përfshirë edhe për vrasjen e 25-vjeçarit pas shpine”, tha më tej Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re