Mbledhja e online e komisioneve parlamentare ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e deputetëve të opozitës.

Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe deputetë të tjerë janë futur në ambientet e Komisionit të Ligjeve, aty ku ishin të pranishëm tre deputetë të Partisë Socialiste, të cilët ishin  prezent në mbledhjen online.

Por deputetët e opozitës i kanë kërkuar shpjegime përsë mbledhjet bëhen online, ndërkohë që të gjithë janë fizikisht.

“Pse hyni online ju, ne jemi të gjithë fizikisht”, dëgjohet të thotë Dhurata Çupi.

Ndersa deputetet e PS degjohen te thone “ne ju duam shume”.

E njëjta situate ndodhi edhe ne Komisionin e Veprimtarisë prodhues, çka ka bere qe mbledhja te ndërpritet për t’u shtyrë ne oren 12:30.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re