Detaje të reja pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë, kur 35-vjeçarja në Patos i dha fund jetes, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë për jetën nga familjaret në spitalin e Fierit dje pasdite, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ia ka dalë dot.

Sipas Policisë, gruaja me inicialet E.S., banuese në Patos, është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj.

Dyshohet se ajo ka qenë në kushtet e depresionit kur ka ndodhur ngjarja. “Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja E.S., 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Fqinjë të viktimës bënë të ditur se ajo ka qenë pa punë dhe ishte nënë e një fëmije. Edhe i shoqi ishte pa punë, ndaj, sipas tyre, shkak i ngarkesës psikologjike të gruas mund të ketë qenë pikërisht papunësia dhe varfëria në familje. /Panorama- http://www.panorama.com.al/pse-i-dha-fund-jetes-duke-u-hedhur-nga-pallati-flasin-fqinjet-e-35-vjecares/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re