Një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë u vendos që të rritej paga për deputetët dhe ministrat. Për këtë deputeti i PD, Arbi Agalliu tha se nga ana e kryeministrit është përdorur si element populist që deputetëve dhe ministrave nuk duhet t’u rritet rroga.

Sipas tij, pagat u rritën për të gjithë dhe jo vetëm për këtë kategori. Ka shumë deputetë të nderuar -u shpreh ai -që me rrogën mbajnë familjen.

“Por personalisht nuk e kam problem të them që paga është çmimi i punës së gjithë secilit dhe unë besoj fort që në administratën publike edhe në parlament ka kolegë të nderuar që mbajnë familjet në këtë punë. Ndryshe se kryeministri e përkthehen që këta nuk kanë nevojë për këtë page, sepse janë mësuar vetë të vjedhin”, tha ndër të tjera Agalliu.

Pjese nga intervista

Pyetje: Pse dyfishuat pagat tuaja?

Arbi Agalliu: Kjo është një gjë e ndyrë e nisur nga qeveria. Personalisht nuk kam asnjë kompleks për pagën. Paga e një deputeti ka qenë jo më shumë se 1 mln e 50 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë po të bëjmë krahasimin, një specialist i nivelit të lartë apo një drejtues në sektorin privat apo shtetëror e ka më të lartë pagën. Pavarësisht se kryeministri me deklaratën që bëri prezumon që ministrat dhe deputetet janë të korruptuar nuk kanë nevojë për pagë.

Më thoni ju si mundet që një individ të përballojë një jetë me këto pagesa, nuk po flas për rastin e deputetit, por flas në përgjithësi. Ajo çka u përdor si element populist nga ana e kryeministrit ishte ky fakt, që nuk po rrisim pagat e qeverisë dhe deputetët, por do t’i rrisim për të gjithë.

Mirë paga e deputetit, por qëndrojmë tek qeveria. Një specialist do të kishte një pagë disa herë më të lartë sesa ministri. Më thoni ju qëndron në hierarkinë e aparatit shtetëror kjo logjikë?!

Nga ana tjetër një deputet është ekspert në një fushë, po themi në fushën e ekonomisë. Nëse nuk do të ishte në bankën e deputetit do të ishte në treg. Paga në këto sektor është shumë herë me e lartë nga momenti që flasim. Pra deputetit duhet të bëjë edhe punën në fushën e vet, por edhe të bëjë denoncimet e qeverisë.

E gjithë kjo është një farse për të intimiduar ata deputetë që mund të intimidohetn. Por personalisht nuk e kam problem të them që paga është çmimi i punës së gjithë secilit dhe unë besoj fort që në administratën publike edhe në parlament ka kolegë të nderuar që mbajnë familjet në këtë punë. Ndryshe se kryeministri e përkthehen që këta nuk kanë nevojë për këtë page, sepse janë mësuar vetë të vjedhin.

Mekanizmi që ndodhi dje në media ishte një farse e krijuar enkas për të intimudar këtë kategori korrekte. Ata që shkelin ligjin e kanë vendin prapa hekurave dhe jo të bëjnë moral.

Rritja nuk ishte vetëm për këtë kategori, por ishte një rritje e aparatit shtetëror duke ruajtur hierarkinë.

Pyetje: A kishte dakordësi të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje?

Arbi Agalliu: Nuk besoj se ka nevojë për dakordësi. PD ka kërkuar rritjen e pagave që në shtator 2021, në nëntor dhjetor kemi bërë propozimin për  uljen e TVSH së shportës së konsumit.

Ju nuk duhet të bini në grackën e kryeministrit për tu fokusuar tek rritja e pagave të deputetëve. PD ka kërkuar të rrisë pagat qeveria prej kohe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re