Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij pas përfundimit të mbledhjes në kryeministri ka folur rreth dorëheqjes së Ardi Veliut dhe emërimit në krye të policisë së Shtetit të Gledis Nanos.

Veliu tha se ka vlerësimin maksimal për punën e Ardi Veliut, edhe pse një ditë më parë u shpreh se ai do shkarkohej kur t’i mbaronte kandili. Lidhur me këtë deklaratë, Çuçi u shfajësua duke thënë se është keqkuptuar pasi ishte një retorikë e përdorur vetëm me opozitën në Komisionin e Sigurisë.

“ Veliu largohet me rezultate shumë të larta në nivele si asnjë herë tjetër përformancën e policisë së shtetit. Kjo fal përgjegjshmërisë në këto 4 vite. Të gjithë treguesit flasin për një rritje të standardit të performancës.”

“Pjesën e kandilit e keni keqkuptuar. Se janë situata në dinamikë komunikimi me opozitën në Komision. Kam vlerësim maksimal për Veliun. Është përgjysmuar numri i vrasjeve. Operacioni OFL. Performanca dhe besueshmëria që është në 65% sot. Për 100 ditëshin do ketë edhe 300 dhe vendosim objektiva dhe gjithmonë vendosim ta përmirësojmë. Sjellim një energji të re për të realizuar objektivat dhe angazhimin në mandatin e tretë.” tha Veliu mes të tjerash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re