Aktivisti i Nismës Thurje, Artan Koni, shprehu hapur arsyen se pse u largua Rudina Hajdari nga formacioni politik ku ai bën pjesë. I ftuar në emisionin “Aktualitet” në televizionin FaxNews, Koni u shpreh se Hajdari bashkëpunoi me Nismën Thurje në kuadër të hapjes së listave dhe me kalimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend ky bashkëpunim mbaroi. Pyetjes së gazetarit Bejdo Malo, se a e përdori Nisma Thurje Hajdarin, Koni u shpreh se një lëvizje qytetare me 50 mijë qytetarë ka të drejtë të përdorë një deputet.

“Në fakt ka qenë një telenovelë e bukur, por nuk është ky realiteti dhe mesazhi që ne kemi dashur të shprehim. Kemi të drejtë dhe për këtë arsye nuk e bëmë pjesë. Ne si Nisma Thurrje, jemi një lëvizje e shoqërisë civilile dhe Rudina e ka shprehur që ajo nuk është pjesë e një lëvizjeje qytetare.Rudina Hajdari është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ne bashkëpuanuam me Rudina Hajdarin për të pasur lista të hapura dhe ky bashkëpunim ishte deri këtu. Me kalim në parlament të Kodit Zgjedhor ky bashkëpunim mbaroi. Deputeti ka legjitimitetin moral që të përdoret nga qytetarët. Nëse një deputet nuk do të ndihmojë një nismë qytetare me 50 mijë qytetarë çfarë mund të bëjë tjetër”, tha Artan Koni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re