Irani është në rrugën e duhur për të rifituar të drejtën e votës në Kombet e Bashkuara, të cilën e humbi më 11 janar për shkak të borxhit të tepërt ndaj OKB-së, pasi pagoi pak më shumë se 18 milionë dollarë në llogarinë e kësaj organizate ndërkombëtare në Seul të premten.

“Paratë priten të dielën ose të hënën”, tha për France Presse një nga burimet, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Sipas nenit 19 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, çdo vend borxhi i të cilit është i barabartë ose më i madh se kontributi që ka paguar në dy vitet e fundit, humbet të drejtën e votës në Asamblenë e Përgjithshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha më 11 janar se Irani duhet të paguajë 18.4 milionë dollarë në mënyrë që të ketë sërish të drejtën e votës.

Irani humbi të drejtën e votës vitin e kaluar për shkak të borxhit. Teherani tha në atë kohë se nuk mund të paguante për shkak të sanksioneve ekonomike dhe financiare të vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara.

Pas muajsh negociatash, Teherani u lejua të përdorë paratë e bllokuara në Korenë e Jugut në korrik për të paguar detyrimet minimale të kërkuara dhe për të rifituar të drejtën e votës, pak përpara zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Buxheti vjetor operativ i OKB-së, i miratuar në dhjetor, është rreth 3 miliardë dollarë. Buxheti për operacionet paqeruajtëse, i cili u nda dhe u miratua në korrik, arrin në rreth 6.5 miliardë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re