Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruara se mazhoranca nuk ka detyrim të miratojë çdo amendim dhe kërkesë të opozitës për Komisione Hetimore.

Çuçi tha për gazetarët se ndonëse ngritja e Komisioneve Hetimore është e drejtë e opozitës nuk duhet të abuzohet me të.

Edhe Gjykata Kushtetuese thotë ai e thotë se kjo e drejtë kufizohet në bazë të objektit për të cilin ngrihet ky komision.

Bledi Çuçi: Nuk është e thënë që çdo amendim qe vjen nga opozita ne duhet ta miratojmë.

Nuk e kemi ne detyrimin që duhet të miratojmë amendimet e opozitës. Ndodh atëherë kur amendimet janë të vlefshme për të plotësuar gjithë kuadrin rregullator ligjor.

Për komisionet hetimore është e drejtë e opozitës, por ashtu siç thotë GJK nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë dhe kjo e drejtë kufizohet në bazë të objektit për të cilin ngrihet ky komision.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re