Reperi amerikan Kanye West së shpejti do të performojë në Rusi dhe do të shfrytëzojë rastin për të vizituar vendin më të madh në botë për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin.

West do të diskutojë mundësitë e biznesit dhe bashkëpunimin e mundshëm ekonomik me udhëheqësin rus.

Interesant është fakti që West në fillimet e karrierës së tij e quajti veten “Putin i ri”, ndaj takimi i tyre nuk është edhe aq i çuditshëm, megjithëse vijnë nga dy “filma” krejtësisht të ndryshëm.

Manjati rus Agalarov, i cili organizoi këtë takim, njihet për investimet jashtë vendit dhe ishte ai që arriti marrëveshje me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbajtur konkursin Miss Universe 2013 në Moskë.

Ata diskutuan edhe projektin e ndërtimit të Kullës Trump në Moskë, por asgjë nga këto nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re