Me sa duket ka mjaft gra që duan të kalojnë jetën e tyre me meshkuj më të moshuar.

Ekziston edhe një term i veçantë i krijuar për këtë lloj marrëdhënieje, romanca maj-dhjetor. Duket mjaft romantike, por disa njerëz ende i shikojnë me përçmim çiftet, mosha e të cilëve ka diferencë të madhe.

Tani ne dimë të paktën 10 arsye të vlefshme pse kjo ndodh dhe ne do t’ju tregojmë për to.

Ata janë më të pjekur.

© ASSOCIATED PRESS/East News

Është e ditur tashmë që gratë kanë tendencë të pjeken më herët se sa meshkujt. Kjo është arsyeja pse djemtë e rinj të cilët zakonisht janë në moshën kur ende duan të provojnë gjëra të ndryshme dhe të eksplorojnë botën para se të hyjnë në një marrëdhënie serioze, nuk janë partnerët e duhur për ta.

Burrat më të mëdhenj mund të duken më të besueshëm dhe tërheqës për gratë që janë gati për angazhime më të mëdha dhe për familje. Për shkak se këta meshkuj kanë më shumë gjasa të kenë kaluar fazën e tyre “të rinisë” dhe duan të vendosen.

Ata dinë gjëra.

© Irrational Man / Gravier Productions

Ne të gjithë e dime që me moshën vjen edhe mençuria. Por ekziston edhe një fund i kësaj thënie, “por ndonjëherë mosha vjen vetëm”. Me sa duket Oscar Wilde e kishte gabim, pasi studimet tregojnë se burrat e moshuar janë më inteligjentë sesa burrat e rinj. Dhe arsyeja e mundshme është përvoja e tyre jetësore.

Gratë e konfirmojnë këtë gjetje. Ato janë të sigurta se meshkujt e mëdhenj kanë kaluar shumë përvoja jetësore që u kanë dhënë mësime në mënyrë të efektshme. Këtë mund ta vërei edhe tek bisedat me ta.

Ata e dinë se çfarë duan.

 

Një tipar që femrat e veçojnë është se burrat më të moshuar kanë më pak rrëmujë në jetën e tyre – dhe kjo do të thotë stabilitet. Ata e dinë saktësisht se çfarë duan, si ta marrin atë dhe sa kuptimplotë është. Kjo është arsyeja pse ata zakonisht nuk e humbasin kohën e askujt duke luajtur lojëra. Dhe kjo është arsyeja pse ata nuk kanë pengesa kur vjen puna për t’i afruar kujtdo ndihmë apo këshilla për të cilat kanë nevojë.

Ata janë financiarisht më të qëndrueshëm.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da JACK GUY photography (@jackguyphotography) in data:

//www.instagram.com/embed.js

Shumica e grave dëshirojnë të jenë financiarisht të stabilizuara. Sepse kur krijon një familje, duhet të sigurohesh që ka para dhe pasuri të mjaftueshme për të siguruar mbështetjen për të cilën ju dhe fëmijët tuaj keni nevojë. Dhe kjo është pjea ku këta meshkuj janë zakonisht përpara në lojë.

Një mashkull mesatar në 20-at e tij ka tendencë të ketë më pak pasuri dhe më pak kursime krahasuar me burrat e moshuar. Djemtë e rinj ende duhet të rriten vetë dhe në karrierë. Ata po kërkojnë për mundësi financiare dhe familja nuk është diçka që ata e kanë prioritet.

Ata janë partnerë.

© EAST NEWS

Dashuria e pjekur ka të bëjë me durimin, kujdesin, besimin dhe nganjëherë me pavarësinë më shumë se me çdo gjë tjetër. Por të rinjtë njihen për mentalitetin e tyre “gjithçka ose asgjë” dhe stuhitë e ndjenjave. Nëse ka të paktën një person i cili është me mençuri i gatshëm të zërë një vend të pasëm ose të paktën të fillojë diskutimin e çështjeve, ka shpresë që marrëdhënia të zgjasë.

Kjo është arsyeja pse gratë e vlerësojnë kur burrat e tyre janë në gjendje të jenë partnerë dhe jo dikush që dëshiron ta bëjë botën të rrotullohet rreth tij. Grave nuk u duhet t’u thuhet se çfarë të bëjnë apo madje “të lejohen” të bëjnë diçka. Të jesh i barabartë është gjëja që në fakt ka më shumë rëndësi.

Ata nuk e kanë problem të ndihmojnë gratë përreth shtëpisë.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da eric rutherford (@mr.rutherford) in data:

//www.instagram.com/embed.js

Gratë kanë nevojë për ndihmë me punët e shtëpisë dhe duket se burrat e moshuar kanë përparësi kur bëhet fjalë për këtë temë. Për shembull, disa meshkuj lajnë pjatat pas ngrënies apo edhe lajnë rrobat e tyre. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ata duhet ta bëjnë këtë gjatë gjithë kohës, por ata mund të jenë të dobishëm kur është e nevojshme.

 Ata dinë t’i trajtojnë gratë.

© Hahn Lionel/ABACA USA/EAST NEWS

Duket se gratë e vlerësojnë çdo marrëdhënie që mund të kenë pasur me burrat më të moshuar. Dhe nuk është çudi, duke qenë se ata vërtetë kanë pasur kohë të mjaftueshme për të zhvilluar dhe praktikuar aftësitë e tyre për të trajtuar siç duhet një femër.

Duke e ditur se çfarë është ajo që e bën dashurinë të dështojë ose të vazhdojë, u jep pak avantazh. Ata e kuptojnë se për çfarë zakonisht kanë nevojë gratë dhe çfarë do t’i bëjë ato të lumtura. Ata dinë të shmangin (ose të paktën të përpiqen të shmangin) të njëjtat probleme që kanë kaluar tashmë. Dhe kjo e bën marrëdhënien shumë më të lehtë.

Ata janë karizmatikë.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da silverfox (@orlandosilverfox) in data:

//www.instagram.com/embed.js

Burrat e moshuar kanë një atraktivitet unik që u shkakton diçka femrave. Para së gjithash, është pamja e tyre – rrudhat fisnike rreth syve të tyre, flokët, etj. Ata gjithashtu kanë mënyrën e vet të paraqitjes dhe gratë e pëlqejnë mënyrën se si ato veprojnë, qeshin dhe sillen. Ata shfaqen në sajë të stilit të tyre unik, sepse zakonisht nuk ndjekin trendet e modës siç bëjnë djemtë e moshës së kolegjit.

Ata nuk kërkojnë drama.

 

Le ta pranojmë, gratë janë krijesa mjaft emocionale. Ata lehtë mund t’i ekzagjerojnë gjërat dhe të veprojnë pa menduar. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ata që të kenë burra që janë në gjendje t’i ndalojnë ato për të mos i kaluar këto. Dhe duket se meshkujt e moshuar priren ta kenë këtë aftësi.

Ne besojmë se ata thjesht nuk kërkojnë ndonjë dramë apo konflikt. Ata preferojnë të mos argumentojnë mbi problemet e zakonshme. Dhe edhe nëse ka një problem, ata mund të ulen dhe të flasin si të rriturit dhe të paraqiten me një zgjidhje që do të jetë e dobishme për të gjithë.

Ata japin një ndjenjë sigurie.

© The Light Between Oceans / DreamWorks Pictures

Disa gra përmendën sigurinë në komentet e tyre, dhe ne nuk mund ta harrojmë as këtë. Në fakt, siguria është një nga nevojat tona bazë, sipas hierarkisë së nevojave të Maslow. Dhe çfarë mund t’i bëjë gratë të sigurta dhe të rehatshme në jetën e tyre të përditshme? Ne besojmë se të gjitha gjërat që kemi diskutuar më lart mund ta bëjnë këtë.

Ju keni nevojë për para dhe pasuri të tjera për të qenë të siguruara financiarisht. Keni nevojë për një partner të besueshëm për të kaluar jetën. Dhe ju duhet të dini se ku po shkon jeta juaj. Duket sikur meshkujt më të mëdhenj janë më të aftë t’i sigurojnë të gjitha këto gjëra dhe të na bëjnë të ndihemi të sigurta.

A ju duken më të vërtetë tërheqës meshkujt më të mëdhenj në moshë? Pse i pëlqeni ato?

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re