Nga Fan Page i Gramoz Ruçit është publikuar një foto që tregon njërën prej rrugëve të Lushnjës, natën dhe me ndriçim, ndër veprat e Rilindjes pa dyshim. Por aty nuk ka këmbë apo frymë njeriu. Eshtë në fakt pamja më adapte që mishëron qeverisjen e Rilindjes, tashmë në mandatin e tretë, me gjasë për të vijuar dhe më tej, edhe me të katërtin a më shumë.

Punë vërtet të mira infrastrukturore, por pa shpirt. Shpirti në këtë rast janë njerëzit; ata mungojnë. Ndërsa Shqipëria transformohet në imazh, shpirti i saj vijon e tretet. Pra, pasuria më e madhe, njerëzit. Deri dje, Shqipëria ishte mizerje urbane, por gjithesi me gjallëri. Sot ka shkëlqim urban, por në “vdekësi”. Dje deri ishin njerëzit, por jo cilësia e jetës. Sot është përmirësuar goxha kjo e fundit, por nuk janë njerëzit. Qytetet shqiptare vërtet kanë një shndërrim të dukshëm, por ato po humbasin kuptimin ekzistencial të tyre. Dhe ky është dështimi më i madh i Rilindjes, pasi ato kanë imazh të kuruar, por kanë mbetur pa substancë, më saktë me kuptim thellësisht të munguar. /tesheshi.com/        

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re